Ndërlidhjet

Ukraina thotë se 34 civilë janë vrarë në rajonin e Harkivit


Fotografi ilustruse. Pamje nga qyteti i Harkivit.
Fotografi ilustruse. Pamje nga qyteti i Harkivit.

Sulmet e Rusisë në popullatën civile vranë 34 civilë në rajonin lindor të Ukrainës, në Harkiv në mes të datave 2 dhe 3 mars.

Kështu thanë shërbimet e emergjencës të enjten, më 3 mars.

Përveç kësaj, lideri i rajonit lindor të Donetskut tha se qyteti port i Mariupol, një nga objektivat e para të pushtimit rus, ka mbetur pa furnizim me ujë dhe energji elektrike.

Ndërkohë trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë të madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë.

Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit të enjten.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt megjithëse kishte mohuar planet për pushtim për javë të tëra.

Sulmi ndaj Ukrainës u pasua me sanksione të ashpra nga vendet perëndimore për Rusinë.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG