Ndërlidhjet

Çmimet e karburanteve në Kosovë: Rritjet reflektohen menjëherë, uljet jo

Çmimet e karburanteve në Kosovë rriten me shpejtësi sa herë ka kriza në botë.
Çmimet e karburanteve në Kosovë rriten me shpejtësi sa herë ka kriza në botë.

Vetëm dy centë kanë ndryshuar çmimet maksimale për shitje të naftës në Kosovë më 10 prill, në krahasim me një ditë më parë - 1.89 euro për litër në krahasim me 1.91 euro - ndonëse në tregjet botërore lëvizjet janë më të mëdha pas arritjes së armëpushimit dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, më 8 prill.

Në bazë të vizitave që i ka bërë ekipi i Radios Evropa e Lirë në disa pika të shitjes së karburanteve në Prishtinë, çmimet e naftës kanë qenë 3-4 centë më lirë sesa çmimi maksimal i lejuar nga shteti.

Pikë e shitjes së karburanteve në një pikë në Prishtinë, më 10 prill.
Pikë e shitjes së karburanteve në një pikë në Prishtinë, më 10 prill.

Për dallim prej naftës, lëvizje në çmime nuk është vërejtur për llojet tjera: benzina është shitur për 1.47 euro për litër, ndërsa gazi 0.82 euro për litër, ashtu sikurse një ditë më parë.

Çmimet e karburanteve në Kosovë rriten me shpejtësi sa herë ka kriza në botë, pasi shteti nuk i prodhon vetë këto lëndë dhe rrjedhimisht është i varur krejtësisht nga importi.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, vendi importoi mbi 478 milionë euro naftë dhe më shumë se 51 milionë euro benzinë.

Furnizimet kryesore vijnë nga Gjermania, Hungaria, Greqia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa një pjesë e konsiderueshme hyn përmes terminalit të Porto Romanos në Durrës.

Si ndryshuan çmimet në botë?

Ditëve të fundit ndryshimet kanë qenë të konsiderueshme.

Menjëherë pas arritjes së armëpushimit, çmimet e naftës së papërpunuar kanë rënë për 15 për qind – nën 92 dollarë për fuçi, ndonëse janë rritur sërish të nesërmen në rreth 96 dollarë për fuçi.

Para luftës, një fuçi naftë shitej rreth 70 dollarë.

Rritja e çmimeve është pasojë e drejtpërdrejtë e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit – rajon kyc për furnizimet globale me naftë.

Dritat fiken, industria ndalet - lufta thellon krizën e energjisë në botë

Një fermer në një pikë karburanti që ka mbetur pa naftë në Manikganxh të Bangladeshit, më 8 prill.<br></br>Mungesa e karburanteve, e shkaktuar nga bllokada që ka vënë Irani në Ngushticën e Hormuzit, po ndihet në mbarë botën, veçanërisht në Azi. Ky rajon importon nga Lindja e Mesme rreth 60 për qind të gjithë naftës së papërpunuar që i duhet.
1/10 Një fermer në një pikë karburanti që ka mbetur pa naftë në Manikganxh të Bangladeshit, më 8 prill.

Mungesa e karburanteve, e shkaktuar nga bllokada që ka vënë Irani në Ngushticën e Hormuzit, po ndihet në mbarë botën, veçanërisht në Azi. Ky rajon importon nga Lindja e Mesme rreth 60 për qind të gjithë naftës së papërpunuar që i duhet.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Dyqane të mbyllura në Kajro, më 28 mars, pasi Qeveria e Egjiptit urdhëroi që ato të ndalin punën në orën 21:00, për shkak të mungesës së energjisë, të shkaktuar nga lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin.
2/10 Dyqane të mbyllura në Kajro, më 28 mars, pasi Qeveria e Egjiptit urdhëroi që ato të ndalin punën në orën 21:00, për shkak të mungesës së energjisë, të shkaktuar nga lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Një peshkatar duke protestuar në një ishull francez në Korsikë, pasi çmimet e naftës atje janë më të larta sesa në territorin e Francës.
3/10 Një peshkatar duke protestuar në një ishull francez në Korsikë, pasi çmimet e naftës atje janë më të larta sesa në territorin e Francës.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Makina dhe motoçikleta formojnë radhë të gjatë jashtë një pike karburanti në Daka të Bangladeshit, më 6 prill. Mungesat i atribuohen “blerjes nga paniku”, mes pasigurisë për furnizime me karburante.
4/10 Makina dhe motoçikleta formojnë radhë të gjatë jashtë një pike karburanti në Daka të Bangladeshit, më 6 prill. Mungesat i atribuohen “blerjes nga paniku”, mes pasigurisë për furnizime me karburante.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Një ushtar ruan hyrjen e një depoje nafte në Daka, më 3 prill.</br><br>Qeveria e Bangladeshit ka angazhuar trupa dhe polici në vendet e magazinimit të karburantit në të gjithë vendin, mes krizës së vazhdueshme energjetike.<br>
5/10 Një ushtar ruan hyrjen e një depoje nafte në Daka, më 3 prill.

Qeveria e Bangladeshit ka angazhuar trupa dhe polici në vendet e magazinimit të karburantit në të gjithë vendin, mes krizës së vazhdueshme energjetike.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Tregtarë në Islamabad të Pakistanit po i mbyllin bizneset e tyre më herët sesa zakonisht, pasi Qeveria urdhëroi më 6 prill që tregjet dhe qendrat tregtare të mbyllen deri në orën 20:00, si pjesë e masave për kursimin e energjisë.<br>
6/10 Tregtarë në Islamabad të Pakistanit po i mbyllin bizneset e tyre më herët sesa zakonisht, pasi Qeveria urdhëroi më 6 prill që tregjet dhe qendrat tregtare të mbyllen deri në orën 20:00, si pjesë e masave për kursimin e energjisë.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Një fabrikë e mbyllur qeramike në Morbi të Indisë, më 5 mars.<br></br>Qindra fabrika vetëm në Morbi raportohet se kanë ndalur punën për shkak të mungesës së karburantit të nevojshëm për furrat me konsum të lartë gazi.
7/10 Një fabrikë e mbyllur qeramike në Morbi të Indisë, më 5 mars.

Qindra fabrika vetëm në Morbi raportohet se kanë ndalur punën për shkak të mungesës së karburantit të nevojshëm për furrat me konsum të lartë gazi.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Njerëzit mbushin enë me ujë nga një kamion në Havana të Kubës më 19 mars, pasi mungesa e karburantit e ka ndërprerë funksionimin e pompave të ujit në vend.
8/10 Njerëzit mbushin enë me ujë nga një kamion në Havana të Kubës më 19 mars, pasi mungesa e karburantit e ka ndërprerë funksionimin e pompave të ujit në vend.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Një burrë riparon një biçikletë në një dyqan në Kueta të Pakistanit, më 7 prill, pasi qytetarët po kërkojnë mënyra për të shmangur përdorimin e motoçikletave, mes rritjes së çmimeve të karburanteve.
9/10 Një burrë riparon një biçikletë në një dyqan në Kueta të Pakistanit, më 7 prill, pasi qytetarët po kërkojnë mënyra për të shmangur përdorimin e motoçikletave, mes rritjes së çmimeve të karburanteve.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Një vajzë nga Sudani i Jugut përdor dritë diellore për të studiuar, mes kufizimeve të energjisë elektrike në këtë vend afrikan.
10/10 Një vajzë nga Sudani i Jugut përdor dritë diellore për të studiuar, mes kufizimeve të energjisë elektrike në këtë vend afrikan.
Nëpërmjet këtyre fotografive mund të shihni se si lufta në Lindje të Mesme është duke lënë gjurmë në gjithë botën.
Previous slide
Next slide

Qytetarët e Kosovës jo rrallëherë janë zemëruar pse rritja e çmimeve të karburanteve reflektohet menjëherë në treg kur bëhet fjala për rritjen e tyre, por jo edhe e kundërta.

Radio Evropa e Lirë (REL) ka kërkuar sqarime nga MINTI në këtë drejtim, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Zyrtarë të kësaj ministrie vetëm kanë rikujtuar se me qëllim të stabilizimit të çmimeve, janë marrë masa konkrete, duke u fokusuar në vendosjen e kufizimit të marzhës së fitimit për operatorët në tregun e naftës e më pas zëvendësimin e saj me vendosjen e çmimit tavan për produktet e naftës.

“Ky mekanizëm ka mundësuar një kontroll më efektiv të çmimeve dhe ka parandaluar spekulimet në treg. Si rezultat i këtyre masave, është arritur një nivel i qëndrueshëm i çmimeve të naftës në vend, duke kontribuar në stabilitetin e përgjithshëm të tregut dhe në mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për REL-in.

Ismet Mulaj, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, beson se mosreflektimi i çmimeve në Kosovë, pasi ato ndryshojnë në bursë, është rezultat i “strukturës së tregut dhe varësisë nga importi”.

“Arsyet kryesore të kësaj vonese lidhen me stokun ekzistues të operatorëve, kontratat e mëparshme të furnizimit dhe kostot shtesë të transportit e logjistikës”, ka deklaruar Mulaj.

Sipas tij, masat e ndërmarra nga ministria kanë pasur “pak efekt” në stabilizim të situatës.

“...ka nevojë për më shumë transparencë dhe monitorim më të rreptë të tregut”, ka thënë mes tjerash ai.

MINTI ka bërë të ditur se inspektorët e tregut kanë bërë mbi 100 inspektime në tregun e brendshëm në javët e fundit.

Të dhënat më të fundit nga kjo ministri treguan se katër subjekte ekonomike kanë bërë shkelje të marzhës së lejuar për shitjen e derivateve të naftës dhe se ndaj tyre janë iniciuar procedurat kundërvajtëse në gjykatë.

“Pas ri-inspektimeve është konstatuar se tre subjekte ekonomike i kanë evituar shkeljet, respektivisht kanë filluar t’i përmbahen vendimit të MINTI-t për marzhën tregtare të lejuar dhe për një subjekt ekonomik, ne jemi ende në pritje të raportit nga inspektorët e ATK-së”, thuhet në përgjigjen e MINTI-t.

Çfarë duhet të ndryshojë?

Sipas ish-ministrit Mulaj, Kosova ka nevojë për zgjidhje afatgjatë në mënyrë që të mbrohet konsumatori, duke përmendur si opsione “rritjen e konkurrencës, krijimin e rezervave strategjike dhe mekanizma më të shpejtë reagimi”.

Ndërhyrjen e shtetit e kërkojnë me ngulm edhe partitë opozitare.

Javën e kaluar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), parti në opozitë, e përkrahur nga dy parti tjera opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kërkuar uljen e akcizës dh Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për naftën.

Megjithatë, rezoluta e LDK-së nuk është miratuar më 10 prill në Kuvend, në mungesë të përkrahjes nga deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të atyre të komuniteteve joshumicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë ditë më parë se nuk është për heqjen TVSH-së dhe akcizës, apo për uljen e tyre, sepse diçka e tillë do të shkaktonte boshllëk financiar “që nuk mbushet lehtë”.

“Me një kalkulim të thjeshtë, nëse hiqen vetëm 16 centë në litër të akcizës nga të hyrat aktuale, kostoja mujore do të ishte minus 10 milionë euro për buxhetin e shtetit”, pati thënë Kurti.

Aktualisht, Kosova aplikon akcizë prej 36 centësh në litër të naftës dhe masë të TVSH-së prej 18 për qind.

Pavarësisht se nuk prodhon, Kosova ka rezerva të naftës, bazuar në Ligjin për Rezervat Shtetërore të Mallrave, bashkë me produktet ushqimore dhe barnat.

Këto produkte mund të përdoren në rast të çrregullimit të tregut, luftërave dhe katastrofave natyrore.

Pavarësisht thirrjeve për lëshimin e rezervave të naftës në treg, diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Vetë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila ka thënë ditë më parë se uron që të ketë stabilizim të çmimeve, por gjithçka do të varet nga rrethanat në Lindje të Mesme.

Situata në atë rajon vazhdon të jetë e tensionuar, mes raportimeve se Irani do të vendosë taksë për anijet-cisterna që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara që të mos veprojë ashtu.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG