Mirëmëngjesi të gjithëve,
Sot nis dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Pas Prokurorisë dhe mbrojtësve të viktimave, fjalën e ka mbrojtja.
Përmes këtij blogu do t’ua sjellim deklaratat më të rëndësishme.
Faleminderit që jeni me ne!
Të gjithë të akuzuarit në sallë
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë qenë në sallë edhe dy ditët e kaluara.
Mbrojtjes së Thaçit i duhen 4 orë
Ish-presidentin Thaçi e përfaqëson avokati Lluka Mishetiq.
Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm
Avokati e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Thaçi është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.
“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u ka thënë Mishetiq gjyqtarëve.