Tani radha e mbrojtjes së Thaçit
Tani radhën e ka mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Laws: Mungesa e ekzaminimeve individuale të viktimave s’i bën dëshmitë të parëndësishme
Mbrojtësi i viktimave Laws tha se mungesa e ekzaminimeve individuale të viktimave “nuk i bën dëshmitë jo të rëndësishme”.
Ai tha se qëllimi i mbrojtësit të viktimave është që të tregojë pasojat e viktimave sikurse është stresi post-traumatik dhe rrëfimet e viktimave, tha ai, do të ndihmojnë trupin gjykues të përcaktojë nëse ka pasur lidhje mes krimeve dhe të akuzuarve.
Mbrojtësi i viktimave: Nuk e kemi obligim të vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve
Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka nisur të përgjigjet për pretendimet e ngritura nga palët. Fillimisht ai u mor me pretendimin e mbrojtjes së Rexhep Selimit se mbrojtësi i viktimave nuk ka treguar lidhjen mes krimeve të pretenduara dhe Selimit.
“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit. Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë”, tha Laws.
Deklaratat e të akuzuarve më vonë gjatë ditës
Në nisje të seancës, trupi gjykues tha se pas pushimit të drekës beson se të deklarohen të katër të akuzuarit dhe e gjithë seanca të mbyllet pasdite.