Ndërlidhjet

Një person qëndron në çatinë e një ndërtese duke parë një re tymi që ngrihet pas një sulmi në kryeqytetin iranian, Teheran, më 3 mars 2026.
Një person qëndron në çatinë e një ndërtese duke parë një re tymi që ngrihet pas një sulmi në kryeqytetin iranian, Teheran, më 3 mars 2026.

Krejt çfarë ndodhi në ditën e katërt të operacionit SHBA-Izrael kundër Iranit

  • SHBA-ja dhe Izraeli i vazhduan sulmet ndaj Iranit, ndërsa Teherani kundërgodet objektivat amerikane në rajon.
  • Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani dëshiron bisedime, por shtoi se “tani është tepër vonë për të folur”.
  • Trump theksoi gjithashtu se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran.
  • Ambasada amerikane në Riad u sulmua me dronë, ndërsa ajo në Kuvajt u mbyll përkohësisht për shkak të tensioneve rajonale.
  • Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të frenuar programin bërthamor iranian.
10:59 3.3.2026

Njoftim për qytetarët e Kosovës për evakuim të mundshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dabi njoftoi të gjithë qytetarët - vizitorë dhe rezidentë - se po koordinon me autoritetet lokale, institucionet shtetërore në Kosovë dhe Ambasadën në Riad për të siguruar një evakuim të shpejtë dhe të sigurt, në rast të bllokadës së hapësirës ajrore.

Për më shumë, lexojeni postimin e saj në Facebook.

10:47 3.3.2026

Zërat brenda Iranit

Video të publikuara online më 2 mars tregojnë shkatërrimin masiv që shkaktuan raketat në Teheran, gjatë ditës së tretë të fushatës ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe iraniane vlerësoi se numri i të vdekurve në këtë vend është mbi 500, ndërsa dhjetëra të tjerë janë vrarë në kundërgoditjet e Iranit nëpër rajon.

Banorët e Teheranit ndajnë imazhe të shkatërrimit nga sulmet ajrore
Banorët e Teheranit ndajnë imazhe të shkatërrimit nga sulmet ajrore
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:16 0:00
10:41 3.3.2026

Izraeli zgjeron praninë ushtarake në jug të Libanit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kanë dërguar trupa më thellë në jug të Libanit, përtej pesë pozicioneve të mëparshme.

"Ushtarë nga Divizioni Rajonal i 91-të 'Galilea' janë vendosur në pika të shumta pranë kufirit, për të forcuar sigurinë në veri të Izraelit", tha përmes një deklarate ushtria izraelite.

Aty, po ashtu, theksohet se ushtria po kryen sulme të shënjestruara ndaj infrastrukturës së Hezbollahut, për të neutralizuar kërcënimet dhe për të parandaluar infiltrimin në territorin izraelit.

Bejrut, 2 mars 2026.
Bejrut, 2 mars 2026.

Zgjerimi i pranisë ushtarake vjen pas një sërë sulmesh me raketa dhe dronë nga Hezbollahu në drejtim të veriut të Izraelit.

Këto sulme filluan më 2 mars, si hakmarrje për vrasjen e liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Ushtria izraelite tha se këto masa synojnë të ofrojnë një "shtresë shtesë sigurie për banorët e veriut të Izraelit".

10:34 3.3.2026

Centcom publikon pamje të shkatërrimeve në Iran

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se kanë shkatërruar qendrat e komandës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit, si dhe vendet për lëshimin e raketave dhe dronëve.

"Forcat amerikane, në operacionet e vazhdueshme, kanë shkatërruar objektet e komandës dhe kontrollit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, aftësitë e mbrojtjes ajrore të Iranit, vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve, si dhe aeroportet ushtarake", shkroi Komanda Qendrore e SHBA-së, Centcom, në një postim në X.



Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG