Ndërlidhjet

Një person qëndron në çatinë e një ndërtese duke parë një re tymi që ngrihet pas një sulmi në kryeqytetin iranian, Teheran, më 3 mars 2026.
Një person qëndron në çatinë e një ndërtese duke parë një re tymi që ngrihet pas një sulmi në kryeqytetin iranian, Teheran, më 3 mars 2026.
Lajme

Krejt çfarë ndodhi në ditën e katërt të operacionit SHBA-Izrael kundër Iranit

  • SHBA-ja dhe Izraeli i vazhduan sulmet ndaj Iranit, ndërsa Teherani kundërgodet objektivat amerikane në rajon.
  • Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani dëshiron bisedime, por shtoi se “tani është tepër vonë për të folur”.
  • Trump theksoi gjithashtu se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran.
  • Ambasada amerikane në Riad u sulmua me dronë, ndërsa ajo në Kuvajt u mbyll përkohësisht për shkak të tensioneve rajonale.
  • Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të frenuar programin bërthamor iranian.
12:55 3.3.2026

Pse u sulmua Irani?

Operacioni i përbashkët i SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, i koduar Tërbimi Epik, është tashmë në ditën e katërt.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se qëllim i operacionit është të "sigurojë që Irani të mos pajiset me armë bërthamore" dhe i ka kërkuar popullit iranian ta përmbysë regjimin klerik.

Operacioni - në të cilin është vrarë edhe udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei - ka pasuar javë të tëra kërcënimesh nga Trumpi se do të urdhërojë veprime ushtarake, nëse Irani nuk bie dakord për një marrëveshje të re për programin e tij bërthamor.

Irani këmbëngul se aktiviteti i tij bërthamor është tërësisht paqësor.

Irani është përgjigjur duke lëshuar raketa dhe dronë në të gjithë rajonin, ndërsa grupi militant shiit, Hezbollah - me bazë në Liban dhe i mbështetur nga Irani - u është bashkuar luftimeve, duke lëshuar raketa në Izrael nga bazat e tij.

Pas Khameneit: Çfarë mund të pritet në Iran? Pas Khameneit: Çfarë mund të pritet në Iran?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:32 0:00
13:19 3.3.2026

Izraeli thotë se ka goditur kompleksin presidencial të Iranit

Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kanë goditur kompleksin e udhëheqjes së regjimit iranian, përfshirë Zyrën Presidenciale dhe Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare.

Në një deklaratë në Telegram, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se mbi objektiva është hedhur “një numër i madh municionesh”, duke shtuar se është goditur edhe një institucion trajnimi ushtarak, si dhe “infrastrukturë tjetër e rëndësishme e regjimit”.

Kompleksi është përdorur edhe nga ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, sipas njoftimit.

Khamenei u vra në kompleksin e tij në fundjavë.

Teheran, 3 mars 2026.
Teheran, 3 mars 2026.
13:25 3.3.2026

Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët e bllokuar, njofton Ambasada e Kosovës në Doha

Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha njoftoi se autoritetet e Katarit do t'i mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për turistët e bllokuar, që nuk mund të largohen nga ky vend, për shkak të kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 28 shkurt dhe do të zbatohet deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe t'i respektojnë udhëzimet e autoriteteve vendase.

13:45 3.3.2026

Shkatërrimet në Lindjen e Mesme të kapura nga sateliti

Imazhet para dhe pas tregojnë objektivat në Lindjen e Mesme të goditura nga sulmet e SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Imazhet satelitore zbulojnë shkatërrimet në Lindjen e Mesme

Shfaq më shumë Shfaq më pak
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

Shfaq më shumë

​
XS
SM
MD
LG