Ndërlidhjet

Justina Shiroka Pula.
Justina Shiroka Pula.

Justina Shiroka Pula zgjidhet presidente e Kosovës

E përditësuar
  • Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e Kosovës.
  • Paraprakisht, Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
  • Seanca e jashtëzakonshme nisi pasi PDK-ja pranoi propozimin e LVV-së që Justina Shiroka Pula të ishte kandidate për presidente. Votimi përfundoi pas skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
23:28 6.10.2026

Kalon mocioni i propozuar nga LVV-ja

Brenda minutash pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme për Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe për zgjedhjen e presidentit.

23:26 6.10.2026

Kush është Justina Shiroka Pula, emri që hyri në garën për presidente?

Justina Shiroka Pula u propozua për presidente të Kosovës nga kryeministri Albin Kurti, disa orë para skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit më 6 tetor.

23:09 6.10.2026

Hamza: Justina Shiroka-Pula e pranueshme për presidente, propozojmë Eliza Hoxhën si kundërkandidat

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha në një konferencë për media se emri i Justina Shiroka-Pulës është i pranueshëm për postin e presidentes.

Ai po ashtu tha se po propozon Eliza Hoxhën si kundërkandidate.

Hamza tha se tani do të shkojë bashkë me 22 deputetët e partisë së tij në sallën e Kuvendit.

Ai tha se nuk do të pranojë kundërkandidate tjetër për Shiroka Pulën, pos Hoxhës.

Kurti tha çaste më pare se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, pranon t'i votojë fillimisht ndryshimet në ligjin për Specialen dhe pastaj presidentin, nëse PDK-ja e pranon kandidaturën e Shiroka Pulës.

Hamza tha se për PDK-në e pranueshme është votimi për Specialen e pastaj për presidentin.

"Do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë", tha ai.

PDK, 6 tetor 2026.
PDK, 6 tetor 2026.
22:53 6.10.2026

Qytetari lëndohet nga mjetet piroteknike në protestë

Kameramani i Radios Evropa e Lirë, Rrahman Osmani, ka xhiruar momentet kur një qytetar ka mbetur i lënduar gjatë protestës para Kuvendit, ku qindra njerëz janë mbledhur për të kërkuar ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Lëndohet një qytetar në protestën para Kuvendit
Ju lutem prisni
Lëndohet një qytetar në protestën para Kuvendit

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:48 0:00

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lëndimi i tij ka ndodhur si pasojë e mjeteve piroteknike të hedhura nga protestuesit.

"Në orët e mbrëmjes, protestuesit nga sheshi 'Ibrahim Rugova' janë zhvendosur në sheshin “Skënderbeu”, për të vazhduar me protestë, ku kohë pas kohe nga persona të caktuar ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarre. Gjatë protestimit, një personi i cili gjendej në masë, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, të cilin zyrtarët policorë janë futur në masë për ti ofruar ndihmë mjekësore, të cilit i kanë mundësuar tërheqjen nga masa në bashkëpunim me qytetarë, për ta dërguar brenda kordonit të sigurisë, ku edhe i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor", thuhet në një njoftim të Policisë.

Shfaq më shumë

​
XS
SM
MD
LG