Ndërlidhjet

Dy viktima dhe 47 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka regjistruar dy viktima dhe 47 raste të reja me koronavirus.

Një viktimë u konfirmua në Gjilan dhe një tjetër në Rahovec.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,183 mostrave.

Shifra prej 47 i bie që 2 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në raportin e IKSHPK-së po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e kaluara, 202 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,489, i viktimave në 2,210 dhe i të shëruarve në 97,877.

Raste aktive aktualisht janë 6,402.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Javën e kaluar, vendi ka siguruar edhe mbi 4,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech si donacion nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të hënën se më 12 maj do të pranojë edhe 38,400 vaksina të tjera përmes programit Covax.

XS
SM
MD
LG