Ndërlidhjet

Dy të vrarë nga të shtënat me armë në një universitet në SHBA, i dyshuari në arrati


Policia rrethon kampusin e Universitetit Brown, në verilindje të Shteteve të Bashkuara, pas një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e 13 dhjetorit.
Policia rrethon kampusin e Universitetit Brown, në verilindje të Shteteve të Bashkuara, pas një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e 13 dhjetorit.

Dy njerëz janë vrarë dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Universitetin Brown, në qytetin Providence në verilindje të Shteteve të Bashkuara, njoftuan zyrtarët.

Të plagosurit janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, tha kryebashkiaku i Providence, Brett Smiley, duke shtuar se i dyshuari mbetet ende në arrati.

Policia tha se sulmuesi hapi zjarr brenda një ndërtese ku zhvillohen mësimet e inxhinierisë dhe fizikës, e cila përmban klasa dhe laboratorë.

Motivet e sulmit nuk dihen ende.

Të gjitha viktimat janë studentë dhe incidenti ndodhi derisa ata po iu nënshtroheshin provimeve të fundvitit, thanë zyrtarët e universitetit.

Më shumë se 400 oficerët, përfshirë nga FBI-ja, janë angazhuar në vendngjarje, derisa kërkimet për ta kapur të dyshuarin po vazhdojnë të dielën.

Vonë të shtunën, policia publikoi një video në të cilën i dyshuari shihet i veshur me rroba të zeza, megjithëse fytyra e tij nuk shihej.

Ai u largua nga kampusi në këmbë.

Universiteti Brown është institucion privat në Providence, kryeqytetin e shtetit Rode Ijllënd. Qyteti ndodhet në jug të Bostonit dhe ka një popullsi prej rreth 200.000 banorësh.

Rastet e dhunës me armë ndodhin shpesh në Shtetet e Bashkuara, në shkolla, vende pune, supermarkete, klube nate dhe në ngjarje të mëdha. Armët e zjarrit, përfshirë disa armë gjysmautomatike, janë lehtësisht të qasshme.

Pavarësisht zemërimit të madh pas incidenteve veçanërisht të rënda, përpjekjet për t’i ashpërsuar ligjet për armët kanë dështuar vazhdimisht.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG