Ndërlidhjet

Edhe Serbia konfirmon raste me variantin Delta


Një qytetare serbe duke u vaksinuar në Beograd.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi të enjten se ka konfirmuar dy raste me variantin Delta të koronavirusit.

Të dy pacientët janë në gjendje stabile, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se ata kanë qëndruar jashtë shtetit dhe se nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raste me këtë variant ka konfirmuar Kroacia më 28 qershor dhe pastaj Kosova më 29 qershor.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se varianti Delta mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në Bashkimin Evropian deri në fund të gushtit.

Simptoma të këtij varianti janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda.

XS
SM
MD
LG