Ndërlidhjet

Veliaj në SPAK lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e SPAK-ut më 30 prill 2024.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e SPAK-ut më 30 prill 2024.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për rreth tetë orë. Ai tha për gazetarët se shkoi në SPAK në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe kishte një kohë që kishte kërkuar një takim.

Gjatë qëndrimit në SPAK, Veliaj tha se dha të gjitha sqarimet në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Teksa Veliaj po qëndronte në ambientet e SPAK-ut, protestuesit para bashkisë së Tiranës kërkuan largimin e tij nga drejtimi i kryeqytetit shqiptar.
Teksa Veliaj po qëndronte në ambientet e SPAK-ut, protestuesit para bashkisë së Tiranës kërkuan largimin e tij nga drejtimi i kryeqytetit shqiptar.

Për këtë çështje, në dhjetor të vitit të kaluar u lëshuan 15 urdhërarrestime, përfshirë edhe ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës. Ndërkaq, paraprakisht në gusht të vitit të kaluar ishte sekuestruar kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, e përfshirë edhe në dy djegësit e tjerë në Fier dhe Elbasan.

“Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme. U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor, duke qenë se bashkia ka dërguar dhe disa detaje të tjera, të mos i ndaj me gazetarët disa detaje”, tha Veliaj.

Në deklaratën e shkurtër para mediave, Veliaj vlerësoi punën e SPAK-ut, tha se ndihej mirë, duke folur për forcimin e institucioneve dhe duke kërkuar që të mos “përgojohen” institucionet e drejtësisë.

“Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën”,tha kryebashkiaku i Tiranës.

Kjo është hera e parë që Veliaj u paraqit në SPAK. Ky institucion po heton për inceneratorin e Tiranës, çështje për të cilën janë arrestuar ish-zyrtarë të bashkisë. Ndërkaq në mars të këtij u arrestuan edhe dy drejtorë të bashkisë së Tiranës nën dyshimet për korrupsion dhe fshehje pasurie. Pesë ish-zyrtarë të kësaj bashkie dyshohet se janë pronarët realë të kompanisë ‘5D’ që sipas hetimeve paraprake kanë përfituar tenderë nga institucioni ku ata punonin.

Protesta para ndërtesës së bashkisë së Tiranës.
Protesta para ndërtesës së bashkisë së Tiranës.

Për të dyja këto çështje, Erion Veliaj është akuzuar nga opozita se është i përfshirë. Në reagimet tij, Veliaj është distancuar nga ish-zyrtarët nën hetim dhe ka deklaruar se kushdo që është përfshirë në veprimtari të paligjshme duhet të përballet me drejtësinë.

Që prej hetimeve për dosjen “5D” opozita dhe “Aleanca për Teatrin” kanë zhvilluar protesta para bashkisë duke kërkuar largimin nga detyra të Veliajt. Protestat janë shoqëruar me tensione dhe janë hedhur koktej molotovi drejt ndërtesës së bashkisë. Protestë u mbajt edhe pasditen e së martës, ndërsa Veliaj po dilte nga SPAK-u. Protestuesit hodhën sërish molotov.

XS
SM
MD
LG