Ndërlidhjet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin


Fotografi arkivi e një ceremonie të faljes së Bajramit në Prishtinë.
Fotografi arkivi e një ceremonie të faljes së Bajramit në Prishtinë.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Festën e Kurban Bajramit.

Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes u bë në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmed Fatih”.

Udhëheqësit e Bashkësisë Islame bënë thirrje për paqe, mëshirë dhe dashuri.

Kjo festë e ka domethënien e “drejtësisë, unitetit dhe mirëkuptimit”, tha në mesazhin e urimit myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Festa karakterizohet me pelegrinazhin e Haxhillëkut dhe flijimin e kurbanit apo therjen e dashit.

Haxhillëku është një ndër pesë shtyllat e Islamit.

Sipas mundësive fizike dhe financiare, myslimanëve u kërkohet që ta kryejnë këtë ritual së paku një herë në jetë.

Fillon "haxhillëku më i madh në histori"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:38 0:00

Rituali pesëditor mbahet në Arabinë Saudite, ku ndodhen vendet më të shenjta të Islamit.

Sipas autoriteteve saudite, mbi 2.5 milionë besimtarë udhëtuan këtë vit atje nga 160 vende të botës, përfshirë Kosovën.

XS
SM
MD
LG