Forcat e NATO-s të përgatitura të intervenojnë në Kosovë

Pjesëtarë të KFOR-it në Jarinjë. Fotografi nga arkivi.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se është i përgatitur për të intervenuar nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.
KFOR-i i ka bërë këto deklarata të dielën pasi serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.
Bllokadat janë krijuar një ditë para nisjes së zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.
Bllokada në veri nëpërmjet fotografive
1/10Serbët duke bllokuar rrugët në veri të Kosovës.
Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
2/10Rrugë e bllokuar afër kufirit Kosovë-Serbi, në Jarinjë.
Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
3/10Bllokada afër Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.
Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
4/10Qytetarët duke qëndruar në mes të rrugës në Rudarë të Zveçanit.
Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
5/10Disa autoambulanca shihen në rrugë, në Rudarë të Zveçanit.
Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
6/10Bllokimi i rrugës në Rudarë të Zveçanit.
Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
7/10Kamionë që kanë bllokuar rrugët në Rudarë të Zveçanit.
Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
8/10Rrugë e bllokuar në Rudarë të Zveçanit.
Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
9/10Kamionë dhe automjete tjera duke penguar qarkullimin rrugor në Rudarë të Zveçanit.
Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
10/10Një rrugë alternative që qytetarët po përdorin nga pikëkalimi kufitar i Jarinjës në drejtim të Mitrovicës së Veriut, pas nisjes së bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës.
Disa orë para hyrjes së paralajmëruar në fuqi të dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar të dielën me kamionë rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.
Previous slide
Next slide
“Në përgjithësi, situata e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. KFOR-i është duke vëzhguar situatën nga afër edhe është i gatshëm të intervenojë nëse situata rrezikohet, në përputhje me mandatin që ka nga rezoluta 1244”.
Ky mision ka thënë se do të marrë çfarëdo mase që është e nevojshme për të mbajtur ambientin në Kosovë të sigurt në çdo kohë.
Pak para mesnatës, Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimeve për targat dhe dokumentet serbe për një muaj, duke thënë se dënon ashpër bllokimin e rrugës në veri të Kosovës.
“Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka kërkuar të dielën Qeverisë së Kosovës që të shtyjë për 30 ditë zbatimin e vendimeve
Qeveria e Kosovës pati vendosur që më 1 gusht do të niste lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë.
Ky dokument do të lëshohej në të gjitha pikëkalimet tokësore dhe ato ajrore, si dhe do të ishte i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.
Po ashtu të hënën pritej të hynte në fuqi edhe vendimi për riregjistrimin e makinave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia. Vlerësohet se 10.000 makina me targa si KM (Mitrovica e Kosovës), PZ (Prizren) UR (Ferizaj) e të ngjashme, qarkullojnë në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Sipas vendimit të marrë më 29 qershor nga Qeveria e Kosovës, afati për riregjistrimin e makinave do të zgjaste deri më 30 shtator.