Java nëpërmjet fotografive
Tërmetet vdekjeprurëse në Afganistan, konflikti ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve, lufta në Ukrainë dhe eksodi i armenëve në Nagorno-Karabak, janë vetëm disa nga ngjarjet prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta të javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13
Anëtarët e familjes lënë lule pranë një memoriali për viktimat e një sulmi vdekjeprurës rus me raketa në fshatin Hroza pranë Harkivit.
14
Një ushtar rumun i Gardës së Nderit përshëndet ndërsa Rabini i Parë i Rumanisë, Rafael Shaffer, (në mes) bën nderimet e tij në një ceremoni që shënon Ditën Kombëtare Rumune të Përkujtimit të Holokaustit në Memorialin e Holokaustit në Bukuresht.
15
Një djalë afgan bashkon një kornizë në një punëtori në distriktin Fayzabad të provincës Badakhshan.
16
Presidenti rus, Vladimir Putin (në mes), dhe homologu i tij nga Kirgistani, Sadyr Japarov, marrin pjesë në një ceremoni përshëndetëse para bisedimeve në Bishkek.