Fotografitë e javës
Festimi i Fitër Bajramit, përmbytjet në Kazakistan dhe në Rusi, si dhe sulmi i Iranit ndaj Izraelit, janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Falja e namazit të Fitër Bajramit në një xhami të Prishtinës, më 10 prill.

2
Një burrë duke ecur pranë shtatores së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Prekaz, më 8 prill.

3
Një oficer policor dhe dy banorë duke inspektuar më 14 prill, pranë Aradit, në Izrael, mbeturinat e një shtytëseje rakete që, sipas autoriteteve izraelite, plagosi rëndë një vajzë 7-vjeçare pasi Irani nisi dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit.

4
Një burrë duke shikuar brenda kabinës së anijes hapësinore Soyuz MS-2 - e cila qëndroi në orbitë më 2016 ndërsa tani është e vendosur pranë Muzeut të Kozmonautikës - në prag të Ditës së Kozmonautikës apo përvjetorit të 63-të të fluturimit të parë të njeriut në hapësirë nga rusi Yuri Gagarin, në Shën Petersburg, më 11 prill.