Java nëpërmjet fotografive
Shënimi i Ditës së Fitores në Rusi, Kirgizi e Gjeorgji, panairi i Librit në Teheran, Dita e Talasemisë si dhe skena nga lufta në Ukrainë janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17
Një fëmijë pakistanez që vuan nga çrregullimi i gjakut, talasemia, duke marr një transfuzion gjaku në qendrën mjekësore Frontier Foundation, në Ditën Botërore të Talasemisë, në Peshavar, më 8 maj.
18
Kozakët rusë mbërrijnë për të marrë pjesë në paradën ushtarake të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në qendër të Moskës, më 9 maj.
19
Flaka dhe tymi ngrihen nga ndërtesa e Radio Pakistanit pasi protestat e dhunshme shpërthyen në të gjithë vendin pas arrestimit të ish-kryeministrit dhe kreut të partisë opozitare Pakistan Tehrik-e-Insaf, Imran Khan, në Peshawar, Pakistan, më 10 maj.
20
Njerëzit duke vizituar Panairin e 34-të Ndërkombëtar të Librit të Teheranit, në Xhaminë Imam Khomeini në Teheran, Iran, më 10 maj. Mbi 100 botues të huaj dhe më shumë se 2.700 vendas ishin pjesëmarrës në këtë ngjarje.