Ndërlidhjet

Tehrani fut në listën e sanksioneve edhe Shërbimin Iranian të REL-it


Fotografi ilustruese nga arkivi.

Shërbimi Iranian i Radios Evropa e Lirë është njëri ndër 32 subjektet e sanksionuara nga Tehrani.

Ky vendim vjen pas paralajmërimit të Bashkimit Evropian për vendosje të sanksione të reja ndaj Iranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha në një konferencë për media se Evropa është përgjegjëse për pasigurinë aktuale politike dhe ekonomike që po tronditë vendin, duke "ndërhyrë në punët e brendshme të Republikës Islamike të Iranit".

Ai tha se janë në total 32 subjekte dhe persona që u futën në listën e re të sanksioneve iraniane.

Lista përfshinë edhe shefin e Shërbimit të Inteligjencës britanike MI5, Ken McCallum, shefin e Shtabit të Mbrojtjes britanike, admiralin Sir Tony Radakin, ish-ministrin e Jashtëm francez, Bernard Kouchner, dhe disa figura politike gjermane.

Përveç Shërbimit Iranian të Radios Evropa e Lirë, në listën e sanksioneve është edhe revista satirike franceze Charlie Hebdo.

“Përcaktimi i sotëm është një manipulim absurd i së vërtetës”, tha presidenti i REL-it, Jamie Fly.

Në fillim të dhjetorit, Qeveria afgane, e cila udhëhiqet nga talibanët, ndërpreu transmetimin e Radio Azadit në 13 qytete afgane.

Në nëntor, Qeveria e Kirgistanit bllokoi për dy muaj faqen zyrtare të Radios Evropa e Lirë, e njohur në atje si Radio Azattyk.

XS
SM
MD
LG