Ndërlidhjet

Irani thotë se katër persona kanë vdekur në burgun famëkeq Evin


Iran
Iran

Katër persona vdiqën nga tymi dhe 61 të tjerë u plagosën në burgun famëkeq Evin, në kryeqytetin iranian, i cili strehon të burgosur politikë dhe protestues anti-qeveritar, tha gjyqësori iranian më 16 tetor.

Lajmi vjen pasi Irani kritikoi presidentin amerikan, Joe Biden, për mbështetjen e protestave që kanë tronditur Iranin, që kur një grua e re u vra në paraburgim nga policia.

Flaka dhe tymi që dilnin nga burgu Evin i Teheranit shumë të dukshme në mbrëmjen e 15 tetorit, derisa protestat anti-qeveritare mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Aminin hynë në javën e pestë.

Në videot online dëgjoheshin të shtëna armësh dhe shpërthime në zonën e burgut.

Mediat iraniane thanë se katër personat që vdiqën ishin në burg për akuzat për grabitje.

Regjisori iranian, Jafar Panahi, më 16 tetor arriti të telefonojë gruan e tij nga burgu Evin, për t'i treguar se ai dhe shoku i tij regjisor, Mohammad Rasoulof, janë mirë dhe se autoritetet kishin përdorur gaz lotsjellës gjatë trazirave, raportoi Shërbimi Iranian i REL-it.

Një gazetari të REL-it i ishte thënë se një trazirë filloi më 15 tetor në repartin e shtatë të burgut.

Ky burg u fut në listën e zezë nga Qeveria amerikane në vitin 2018, si një vend me "shkelje të rënda të të drejtave të njeriut".

Irani është tronditur nga protesta mbarëkombëtare – një nga sfidat më serioze për Qeverinë islamike që nga revolucioni i vitit 1979.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG