Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë nisur të shtunën sulme në zona të ndryshme të Iranit, përfshirë qendrën e kryeqytetit, Teheran.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se "Shtetet e Bashkuara kanë nisur operacione të mëdha luftarake në Iran”, pasi ka qenë gjithmonë politikë e Shteteve të Bashkuara, se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore.
“Objektivi ynë është që t’i mbrojmë amerikanët duke e eliminuar kërcënimin nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish të tmerrshëm”, ka thënë Trump përmes një videoje të publikuar në këtë rrjet.
Presidenti ka thënë se sulmet kanë ardhur pasi Shtetet e Bashkuara kanë tentuar vazhdimisht që të arrijnë marrëveshje me Iranin, por ky i fundit nuk ka pranuar.
Trump ka shtuar se tani “do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe industrinë e tyre të raketave. Do të zhduken plotësisht”. Sipas tij, ky program i raketave po kërcënon bazat amerikane në afërsi dhe aleatët rajonalë.
“Ky regjim do ta mësojë shpejt se askush nuk duhet ta sfidojë forcën dhe kapacitetin e ushtrisë amerikane”.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka shpallur “gjendje të jashtëzakonshme” në gjithë Izraelin.
Autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që janë në Izrael të jenë të vëmendshëm dhe t’i respektojnë të gjitha udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore.
Qytetarët e Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni për ndonjë rast urgjent: 972 586 340450
Për më shumë hollësi për zhvillimet në Iran, ndiqeni blogun tonë në linkun më poshtë.