Përfshirja amerikane
Një zyrtar i lartë amerikan ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se sulmet e ushtrisë amerikane kundër Iranit kanë nisur.
Zgjerohen sulmet
Përveç sulmeve në rrugën në Teheran, ku besohet se banon lideri i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për shpërthime është raportuar edhe në Isfahan, Kom dhe Lorestan, sipas disa agjencive iraniane të lajmeve.
Izraeli shpall gjendje të jashtëzakonshme
Ushtria izraelite ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – se sirenat janë lëshuar në gjithë Izraelin dhe që njoftimet paraprake u kanë shkuar të gjithë banorëve nëpër telefonat e tyre, që të strehohen në zona të sigurta.
Sipas saj, këto janë masa parandaluese për shkak të mundësisë së sulmeve iraniane drejt Izraelit.
Mirëmëngjesi të gjithëve,
Këtë të shtunë jemi zgjuar me lajmin se Izraeli ka nisur sulme kundër Iranit dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në territorin e vet.
Izraeli i ka përshkruar këto sulme si “parandaluese”.
Ka raportime se edhe Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në sulmet izraelite kundër Iranit. Megjithatë, konfirmim zyrtar nuk ka ende.
Do t’i mbulojmë të gjitha zhvillimet përmes këtij blogu.
Faleminderit që jeni me ne!