Ndërlidhjet

Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.
Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.

Drejtpërdrejt Trump thotë se lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei është vrarë

E përditësuar

• Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 28 shkurt se lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Teheran.

•Trump tha se Uashingtoni kishte nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, vetëm disa orë pasi Izraeli njoftoi se kishte kryer atë që e përshkroi si një “sulm parandalues” më 28 shkurt.

• Shpërthime u raportuan në Teheran dhe në qytete të tjera iraniane. Irani mbylli hapësirën e tij ajrore, ndërsa Izraeli aktivizoi sirenat në të gjithë vendin mes frikës për hakmarrje.

• Irani është pothuajse krejtësisht pa qasje në internett, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po zhvillojnë një fushatë masive dhe të koordinuar bombardimesh ajrore në të gjithë vendin.

• Sulmet vijnë disa ditë pas bisedimeve SHBA-Iran, duke vënë në pikëpyetje nëse do të mbahen negociatat e planifikuara për javën tjetër në Vjenë.


11:30

Pamje tjera nga Teherani

Numër i madh veturash shihen nëpër rrugët e Teheranit dhe njerëzit janë me nxitim.





11:21

Njoftimi i radhës për shtetasit e Kosovës në Lindje të Mesme

Për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman, autoritetet e kanë vënë në dispozicion këtë numër kontaktues +966 53 750 88 35, në rast se ata përballen me ndonjë urgjencë, pas rritjes së tensioneve rajonale.

Për ata që jetojnë në Katar, numri kontaktues është ky: +974 5055 9453.


11:17

Shpërthime edhe në Doha

Shpërthime dhe sirenat janë dëgjuar edhe në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit ka thënë se i ka parandaluar me sukses "disa sulme që shënjestruan territorin e shtetit”, sipas medias shtetërore.

Një zyrtar i Katarit ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se sistemet amerikane Patriot e kanë kapur një raketë iraniane.

Në Katar gjendet baza ajrore më e madhe amerikane në rajon, Al Udeid.

Baza amerikane, Al Udeid.
Baza amerikane, Al Udeid.




11:14

Ushtria izraelite po godet shënjestra ushtarake në Iran

Ushtria izraelite ka thënë në përditësimin e fundit se forca e saj ajrore është duke kryer “një numër të madh sulmesh në shënjestrat ushtarake” në perëndim të Iranit.

Më herët në mëngjes, për shpërthime është raportuar në qytetet perëndimore iraniane, Kermanshan dhe Tabriz.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG