Ndërlidhjet

Fotografia e parë satelitore e kompleksit të ajatollah Ali Khameneit në Teheran pas sulmeve izraelite.
Fotografia e parë satelitore e kompleksit të ajatollah Ali Khameneit në Teheran pas sulmeve izraelite.

Drejtpërdrejt Netanyahu thotë se lideri suprem Khamenei "ka vdekur" në sulmet SHBA-Izrael

E përditësuar

• Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 28 shkurt se Uashingtoni ka nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, disa orë pasi Izraeli ka bërë të ditur se ka kryer “sulme parandaluese” drejt territorit iranian.

•Trump është zotuar se do të eliminohet "kërcënimi nga regjimi iranian".

• Për shpërthime është raportuar në Teheran dhe qytete tjera iraniane. Irani e ka mbyllur hapësirën ajrore, ndërsa Izraeli ka aktivizuar sirena mbarëkombëtare, mes frikës për sulme hakmarrëse iraniane.

• Teksa raportohet për sulme iraniane në mbarë Lindjen e Mesme, shtetet e Gjirit Persik i kanë dënuar veprimet e Iranit që mëtojnë shënjestrimin e bazave ushtarake amerikane dhe kryeqytetet rajonale.

• Irani raportohet të jetë pothuajse krejtësisht pa qasje në internet.

• Sulmet vijnë disa ditë pas bisedimeve SHBA-Iran, duke vënë në pikëpyetje nëse do të mbahen negociatat e planifikuara për javën tjetër në Vjenë.


12:05

Irani kërkon takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ministria për Punë të Jashtme e Iranit ka kërkuar thirrjen një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si përgjigje ndaj operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite në Iran.

12:01

Zyrtari izraelit: Khamenei dhe Pezeshkian u shënjestruan në sulme

Një zyrtar izraelit ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë shënjestruar liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentin iranian, Masud Pezeshkian në sulmet e së shtunës, mirëpo rezultati nuk dihet ende.

Megjithatë, agjencitë iraniane të lajmeve kanë raportuar se Pezeshkian, shefi i gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi “gëzojnë shëndet të mirë".

11:56

Kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme, “të rrezikshme”

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka thënë se zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme – sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit dhe hakmarrja e Teheranit me sulme – janë “ të rrezikshme”.

Përmes një postimi në X – dikur Twitter – ajo ka thënë se blloku evropian “po koordinohet me partnerët arabë për të gjetur rrugë diplomatike”.

“Mbrojtja e civilëve dhe ligjit ndërkombëtar humanitar është prioritet”, ka thënë ajo.

“Rrjeti ynë konsullor është plotësisht i angazhuar për lehtësimin e largimit të shtetasve të BE-së. Personeli jothelbësor i BE-së po largohet nga rajoni”.

Kaja Kallas.
Kaja Kallas.
11:51

Ndërprerje “pothuajse totale e internetit” në Iran

Mbikëqyrësi i të drejtave digjtale, Netblocks raporton se Irani tani po përballet me “ndërprerje pothuajse totale të internetit".

Muajin e kaluar qasja në internet në Iran ishte bllokuar për një kohë relativisht të gjatë, teksa zhvilloheshin protesta kundër regjimit.

Grupet për të drejta të njeriut patën thënë se autoritetet kanë vepruar ashtu për t’i fshehur shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e forcave të sigurisë, të cilat i kanë shtypur protestat me dorë të hekurt.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG