Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrael
Në ditën e tretë të sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, më 2 mars, u raportuan shpërthime të shumta në zona të ndryshme të Teheranit.
Ndërkohë, selia e forcave policore të Republikës Islamike ishte ndër shënjestrat në Teheran. Një video e publikuar në Telegram tregon një pjesë të madhe të ndërtesave të shkatërruara.
Gjithashtu, u raportua për sulme ndaj disa qendrave ushtarake në Kurdistan, veçanërisht në Sanandaj.
MPJD thotë se nuk ka shtetas të Kosovës të lënduar nga luftimet në Lindjen e Mesme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njofton se qindra shtetas të Kosovës ndodhen në vende të Lindjes së Mesme dhe se asnjë prej tyre nuk është prekur nga luftimet e ditëve të fundit.
Në një postim në Facebook, Ministria tha se 21 qytetarë të Kosovës ndodhen në Izrael, 331 në Në Arabinë Saudite, rreth 400 qytetarë rezidentë dhe 70 turistë të lajmëruar deri më sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, 75 qytetarë në Katar, përafërsisht 60 qytetarë në Kuvajt, 4 qytetarë në Bahrejn dhe 2 qytetarë në Oman.
“Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mire shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Ajo u bëri thirrje shtetasve të Kosovës në këto vende të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale, të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në njoftim të radhës dhe të qëndrojnë në kontakt të rregullt me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Ministria gjithashtu postoi kontaktet ku kosovarët mund të thërrasin për çdo nevojë urgjente.
Çfarë ndikimi do të kenë sulmet në Iran në fushëbetejë në Ukrainë?
Sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit dhe vdekja e Ajatollah Ali Khameneit, mësa duket, do të kenë pak efekt në fushën e betejës në Ukrainë, por mund ta bëjnë presidentin rus, Vladimir Putin, “edhe më të vendosur për të dalë fitimtar” në luftën në Ukrainë, thotë për Radion Evropa e Lirë Hanna Notte, eksperte për lidhjet Rusi-Iran.
Intervistën e Notte, drejtoreshë për Euroazinë në Qendrën James Martin për Studimet e Mospërhapjes, foli për REL-in, mund ta lexoni në linkun më poshtë:
Çfarë mund të pritet në Iran pas vrasjes së Khameneit?
Vdekja e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, shihet si një goditje e madhe për sundimtarët klerikë të Iranit, por ekspertët thonë se nuk ka garanci se kjo do të çojë në rënien e Republikës Islamike.
Për më shumë, shikoni videon më poshtë: