Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
20:36 20.3.2022

Kryeministri britanik premtoi vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën

Kryeministri britanik Boris Johnson, në  një bisedë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të dielën pasdite, më 20 mars, premtoi mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën.

"Kryeministri theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar me partnerët ndërkombëtarë, për të koordinuar mbështetjen për forcimin e vetëmbrojtjes së Ukrainës”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit britanik.

Më deklaratë, gjithashtu thuhet se të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e sanksioneve për ushtrimin e presionit ndaj Putinit, si dhe dënuan sulmet ndaj civilëve të pafajshëm pas sulmit në Mariupol.

20:11 20.3.2022

Zyrtari rus pranon se komandanti i marinës u vra në Ukrainë

Komandanti i lartë i flotës ruse të Detit të Zi u vra në Ukrainë, tha të dielën guvernatori i Sevastopolit, raportoi Reuters.

“Kapiteni Andrey Paliy, zëvendës komandanti i flotës, u vra gjatë luftimeve në qytetin port Mariupol, në lindje të Ukrainës”, shkroi guvernatori Mikhail Razvozhayev në Telegram.

Sevastopoli, në të cilin është baza kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, ndodhet në gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në 2014.

 

19:46 20.3.2022

Mariupoli vazhdon të jetë skenë e disa prej tmerreve më të mëdha të luftës.

Çfarë po ndodh në këtë qytet dhe në qytete të tjera të Ukrainës?

A ka zhvillime të reja ushtarake?

Ku po ikin refugjatët ukrainas? 

Më poshtë mund të mësoni disa prej gjërave kryesore rreth luftës:

 

 

18:40 20.3.2022

Zelensky: Në Moskë flasin për “zgjidhjen përfundimtare”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përmes një video-lidhjeje iu drejtua Parlamentit izraelit .

Presidenti i Ukrainës tërhoqi paralele mes pushtimit rus të Ukrainës dhe Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se ky “nuk ishte një operacion ushtarak”.

“Kjo është luftë në shkallë të gjerë që synon të shkatërrojë popullin tonë, të shkatërrojë fëmijët tanë, familjet, shtetësinë, qytetet, kulturat dhe gjithçka që i bën ata ukrainas. Prandaj kam të drejtë ta bëj këtë paralele në histori. Luftërat tona për mbijetesë dhe Lufta e Dytë Botërore”, tha ai.
 

Zelensky u tha ligjvënësve izraelitë se Partia Naziste (Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei - NSDAP) u krijua në Gjermani, 102 vjet më parë, më 24 shkurt 1920 dhe në të njëjtën datë të sivjetme, Rusia pushtoi Ukrainën.

“Ata sërish po i thonë këto fjalë – “zgjidhja përfundimtare” - duke u referuar ndaj nesh, popullit ukrainas... kjo u tha në takimin në Moskë”, tha Zelensky, i cili është hebre.

“Zgjidhja përfundimtare” (Endlösung) ishte emri i planit të Gjermanisë naziste për gjenocidin sistematik kundër hebrenjve evropianë, i cili çoi në fazën e fundit, më vdekjeprurëse të Holokaustit (Shoah). Disa nga të afërmit e Zelenskyt u vranë në Holokaust.

Ai i bëri thirrje Izraelit që të ndihmojë popullin ukrainas në rezistencën e tyre kundër ushtrisë ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG