Të dhënat e fundit për refugjatët
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka thënë që më shumë se 3.5 milionë refugjatë kanë ikur nga Ukraina, si pasojë e pushtimit rus në këtë shtet.
Mariupol: Katër arsyet se pse ky qytet ka kaq shumë rëndësi për Rusinë
Mariupoli është qyteti i bombarduar më së rëndi dhe më i shkatërruari në luftën e Ukrainës me Rusinë – duke pësuar më së keqi nga sulmet e vazhdueshme ruse. Ky qytet është kyç për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë. Por pse?
Më poshtë mund të lexoni katër arsyet se pse marrja e kontrollit të këtij qyteti-port do të ishte një fitore e madhe strategjike për Rusinë – dhe një goditje e madhe për Ukrainën.
Gati “1,000 ndërtesa të shkatërruara” në Harkiv
Ekipet shtetërore të emergjencës në Ukrainë kanë thënë se gati 1,000 ndërtesa janë shkatërruar si pasojë e bombardimeve ruse në qytetin Harkiv.
Shumica prej tyre kanë qenë ndërtesa banimi.
Forcat ruse kanë bombarduar vazhdimisht Harkivin, i cili gjendet 50 kilometra larg kufirit me Rusinë.
Të paktën 500 civilë janë vrarë aty, kanë thënë zyrtarët ukrainas.