Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
14:22 4.3.2022

Stoltenberg: Aeroplanët e NATO-s nuk duhet të fluturojnë mbi Ukrainë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendet anëtare të aleancës janë pajtuar që asnjë aeroplan i tyre nuk duhet të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës dhe se trupat e tyre nuk duhet të jenë të pranishme në Ukrainë gjatë sulmit rus në këtë shtet, pavarësisht thirrjeve të Kievit për të zbatuar masën e ndalim-fluturimit.

Duke folur nga Brukseli më 4 mars, pas takimit me ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, Stoltemberg i ka bërë thirrje sërish presidentit rus, Vladimir Putin që të ndalë luftën e paprovokuar kundër Ukrainës, “menjëherë dhe pa kushte”.

Stoltenberg e ka pranuar se Rusia ka mundësi të rrisë sulmet në Ukrainë, dhe se ditët në vijim “mund të jenë më të këqija”.

14:45 4.3.2022

Ukraina raporton për viktima nga zjarri në centralin bërthamor

Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas sulmeve ruse në një central bërthamor ukrainas, ka thënë Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Punëtorët janë duke vëzhguar centralin bërthamor në Zaporizhja, për t’u siguruar se ai është duke punuar në mënyrë të sigurt dhe që nivelet e rrezatimit janë normale, ka thënë Ministria përmes një postimi në Facebook.

Mirëpo nëse procesi i ftohjes së naftës bërthamore çrregullohet, mund të ketë dëm radioaktiv të shkallës së gjerë.

“Mijëra persona – përfshirë civilë që nuk kanë mundësi të evakuohen nga zona afër centralit për shkak të luftimeve – mund të dëmtohen”, është thënë në deklaratë.

Në linjë me reagimin e presidentit ukrainas, Ministria ka thënë se katastrofa bërthamore në Zaporizhja do të mund të ishte më e keqe sesa aksidentet e kaluara si ajo e Çernobilit apo e Fukushimas.

“Rusia ka kryer vazhdimisht sulme të armatosura në centralin bërthamor, veprim që ka shkelur të gjitha marrëveshjet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike”, është thënë në deklaratë.

Ministria i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë për largimin e trupave ruse nga kjo zonë, për të garantuar sigurinë.

15:37 4.3.2022

Britania e Madhe synon energjinë në sanksionet e reja ndaj Rusisë

Mbretëria e Bashkuar do të shënjestrojë sektorin energjetik të Rusisë në rundet e ardhshme të sanksioneve.

Qeveria ka hezituar deri më tani për të bërë këtë mes paralajmërimeve që kjo mund të rrisë faturat e energjisë në kohën kur çmimet e naftës dhe gazit tashmë janë në nivele të larta.

Shtetet e Bashkuara dhe BE –ja kanë tashmë disa sanksione në fuqi për sektorët e energjisë dhe rafinimit të naftës të Rusisë, por Uashingtoni ka qenë i kujdesshëm në vendosjen e sanksioneve ndaj rrjedhjes së naftës dhe gazit të Rusisë.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar në mbarë botën, pas Arabisë Saudite.

15:48 4.3.2022

Ukraina planifikon bisedime me Rusinë këtë fundjavë

Ukraina planifikon të mbajë një rund të tretë bisedimesh këtë fundjavë me zyrtarët rusë në përpjekje për t'i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga sulmet e i Moskës, tha të premten një nga negociatorët e Kievit.

"Takimi i tretë mund të zhvillohet nesër ose pasnesër, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm," tha këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, në ditën e tetë të luftës

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG