Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
11:59 8.3.2022

Fortifikohet Kievi

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, po përgatitet për sulme të intensifikuara nga ushtria ruse.

Pamjet më poshtë janë nga qendra e qytetit:

 

 

 

12:38 8.3.2022

Në disa qytete vazhdon evakuimi; në Mariupol raportohet për sulm

Autobusë të mbushur me refugjatë kanë nisur të largohen nga qyteti i rrethuar lindor i Ukrainës, Sumi.

Guvernatori rajonal, Dmitro Zhivitskiy, tha se autobusët e parë nga Sumi, që ndodhet vetëm 50 kilometra larg kufirit me Rusinë, janë nisur për në qytetin qendror të Ukrainës, Poltava.

Forcat ruse në Sumi të Ukrainës
Forcat ruse në Sumi të Ukrainës

Të martën, autoritetet ruse dhe ukrainase u pajtuan për hapjen e disa korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se korridoret u hapën nga Kievi, Çernihivi, Sumi, Harkivi dhe Mariupoli, nga ku pritet të ikin rreth 200,000 njerëz.

Por, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se korridori humanitar në Mariupol është sulmuar nga forcat ruse.

“Armiku ka nisur një sulm pikërisht në drejtim të korridorit humanitar”, tha Ministria ukrainase në një postim në Facebook.

Sipas saj, ushtria ruse “nuk i la fëmijët, gratë dhe të moshuarit të largohen nga qyteti”.

Derisa raportohet për luftime të intensifikuara në disa pjesë të Ukrainës, korrespondentët në terren konfirmojnë se evakuimi i banorëve nga qyteti Irpin, afër Kievit, po vazhdon gjithashtu.

12:48 8.3.2022

OKB: Mbi dy milionë refugjatë nga Ukraina

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se numri i njerëzve të zhvendosur nga lufta në Ukrainë, ka kaluar dy milionë.

Grandi foli të martën në një konferencë për media në Oslo, pasi vizitoi Moldavinë, Poloninë dhe Rumaninë - të tria vende mikrpritëse të refugjatëve ukrainas.

Refugjatët arritën këtë shifër vetëm në ditën e 13-të luftës.

Grandi tha se për krahasim, luftërat ballkanike në Bosnje dhe Kosovë kanë shkaktuar dy-tre milionë të zhvendosur, por “në një periudhë prej tetë vjetësh”.

Derisa pjesë të tjera të botës kanë parë këso situatash, shtoi Grandi, “në Evropë është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

12:58 8.3.2022

Strategjia çeçene, rrezik edhe për Ukrainën

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia duket se po shkon më ngadalë seç pritej dhe presidenti rus, Vladimir Putin, mund të nisë të përdorë taktikat e luftës në Çeçeni, të viteve 1990 dhe 2000, thotë një aktivist rus i të drejtave të njeriut.

Duke folur për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë, drejtori i Qendrës Memorial, Aleksandr Cherkasov, thotë se forcat ruse në Ukrainë janë duke kryer gjithnjë e më shumë sulme me artileri dhe raketa, derisa u afrohen zonave të banuara.

“Putin ka filluar në Çeçeni në të njëjtën mënyrë sikurse në Ukrainë. Edhe atje [në Çeçeni] ka filluar me një luftë që fillimisht është quajtur ‘operacion antiterrorist’ dhe nuk është përshkruar si konflikt i armatosur”, kujton Cherkasov.

Tekstin e plotë mund ta lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG