Mbretëria e Bashkuar do të heqë dorë gradualisht nga nafta ruse
Qeveria britanike do të heqë dorë gradualisht nga nafta ruse dhe produktet e naftës deri në fund të vitit 2022.
Kjo periudhë transitore do t’i mundësojë tregut, bizneseve dhe zinxhirëve të furnizimit që të kenë kohë për të zëvendësuar importet ruse – të cilat përbëjnë 8 për qind të kërkesave të Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë Qeveria.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka marrë vendim të martën për të ndaluar importet e naftës, gazit dhe thëngjillit rus, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Ai ka thënë se ky veprim nënkupton që “populli amerikan do të përballë me një tjetër goditje" udhëheqësinë e Putinit.
Bashkimi Evropian ka thënë të martën se synon të zvogëlojë për dy të tretat varësinë ndaj naftës ruse deri në fund të vitit.
Mbretëria e Bashkuar është më pak e varur nga nafta ruse, në krahasim me shtetet evropiane.
BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë të tyre, nëse furnizimet ndërpriten.
Zelensky, deputetëve britanikë: Lufta jonë është sikur lufta kundër nazistëve
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është duke mbajtur një fjalim para deputetëve të Parlamentit britanik, përmes video-lidhjes.
Ai u ka thënë deputetëve se është duke iu adresuar “si shtetas, si president i një shteti të madh me një ëndërr”.
Zelensky ka krahasuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë me përpjekjet e luftës britanike kundër Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.
“Ju nuk keni dashur të humbisni shtetin tuaj kur nazistët kanë dashur të marrin shtetin tuaj”, ka thënë ai.
“Dhe juve ju është dashur të luftoni për Britaninë”.
Ai ka thënë se njerëzit e tij kanë treguar përpjekje “heroike” kundër forcave ruse.
“Bombardimet nuk na kanë thyer neve”, ka thënë ai.
Kryeministri britanik: Ukrainasit janë duke inspiruar miliona njerëz
Në përgjigje ndaj fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky para Parlamentit të Britanisë, kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se ukrainasit janë duke inspiruar miliona njerëz me kurajën e tyre.
Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë të vendosur për të shtuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, që të vendosin sanksione dhe rrisin presionin kundër Rusisë.
Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të zbatojë secilën metodë të mundshme derisa presidenti rus, Vladimir Putin të dështojë në përpjekjet e tij dhe që Ukraina të jetë sërish e lirë.
Biden: Po shënjestrojmë arterien kryesore të ekonomisë ruse
Dëgjojeni një pjesë të fjalimit të presidentit amerikan, Joe Biden për ndalesën amerikane ndaj naftës ruse.