Ndërlidhjet

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Drejtpërdrejt Nis seanca për votimin e Qeverisë

E përditësuar
  • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
  • Votimi i Qeverisë se re pritet të bëhet mbrëmjen e 11 shkurtit.
  • Formimit të Qeverisë i hapi rrugë konstituimi i Kuvendit të Kosovës - proces që u krye po ashtu më 11 shkurt.
19:05

Nagavci dorëzon te Osmani emrin e Kurtit për mandatar

Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se i ka dorëzuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Në një postim në Facebook, Nagavci theksoi se ky veprim bazohet në vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Letra që Lëvizja Vetëvendosje i dorëzoi presidentes Osmani.
Letra që Lëvizja Vetëvendosje i dorëzoi presidentes Osmani.
18:57

Osmani uron Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit, bën thirrje për bashkëpunim institucional

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj në postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, si dhe nënkryetarët për përgjegjësinë e re që u është besuar.

Osmani theksoi se Kuvendi është themeli i demokracisë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve.

Ajo shprehu besimin se udhëheqja e re do ta ushtrojë mandatin me përgjegjësi demokratike, në respektim të Kushtetutës dhe në shërbim të interesit të Republikës.

mesazhin e saj të postuar në Facebook, presidentja ritheksoi nevojën për bashkëpunim konstruktiv ndërinstitucional dhe për një Kuvend plotësisht funksional, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik dhe avancimit të agjendës euroatlantike të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani
Presidentja Vjosa Osmani
18:51

Çfarë pritet tash?

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja - në këtë rast Vjosa Osmani - cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit nga partia ose koalicioni që ka shumicën në Kuvend.

Kandidati për kryeministër duhet që brenda 15 ditësh nga emërimi, të paraqesë përbërjen e Qeverisë dhe të kërkojë miratimin e deputetëve.

Megjithatë, në rrethanat aktuale, votimi për Qeverinë pritet të ndodhë që sonte.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse siguron të paktën 61 vota - pra shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ka 57 ulëse. Kabineti i Albin Kurtit pritet të mbështetet edhe nga disa deputetë të komuniteteve joserbe, të cilët janë gjithsej dhjetë, si dhe nga deputeti i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.

18:46

AAK-ja paralajmëron votë kundër Qeverisë

Besnik Tahiri, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se kjo parti do të votojë kundër Qeverisë së re, që pritet të dalë në votim sot.

Kabineti i ri do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila i fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit.

AAK-ja i ka 6 deputetë në Kuvend.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG