Ndërlidhjet

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Drejtpërdrejt Konstituohet Kuvendi i Kosovës, pritet edhe votimi i Qeverisë

E përditësuar
  • Sot, 11 shkurt, u konstitua Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kryetare Albulena Haxhiun.
  • Seanca konstituive u zhvillua pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe certifikimit të rezultateve.
  • Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të Qeverisë së re.
19:52

Abdixhiku: LDK do të jetë zë i arsyes dhe i stabilitetit institucional në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se deputetët e LDK-së dhanë betimin e tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke marrë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe Kushtetutës.

Abdixhiku theksoi se përfaqësuesit e LDK-së do të nisin mandatin e tyre me përkushtim ndaj ligjshmërisë, demokracisë dhe interesit publik.

“LDK do të jetë zë i arsyes, i stabilitetit institucional dhe i shtetit funksional, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj, në Kuvend dhe jashtë tij”, shkroi Abdixhiku në një postim në rrjetet sociale.

Lumir Abdixhiku
Lumir Abdixhiku


19:48

Në pritje të seancës për votimin e Qeverisë së re...

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet së shpejti në një seancë të re për votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, bëri të ditur se ka dorëzuar te presidentja Vjosa Osmani propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e qeverisë.

Deri tani, presidentja Osmani nuk ka dhënë ndonjë reagim të drejtpërdrejtë për këtë propozim; ajo vetëm ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim institucional.

Qëndroni me Radion Evropa e Lirë!

19:28

Begaj uron Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi Kuvendin e Republikës së Kosovës për nisjen e punimeve në legjislaturën e dhjetë, si dhe Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj në postin e kryetares së Kuvendit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Begaj shprehu mbështetjen e Shqipërisë për institucionet demokratike të Kosovës dhe theksoi se Tirana do të vazhdojë të qëndrojë pranë Prishtinës në rrugëtimin e saj euroatlantik.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
19:18

Për ju që sapo na jeni bashkuar:

  • Kuvendi i Kosovës u konstituua më 11 shkurt me zgjedhjen e kryetares Albulena Haxhiu dhe pesë nënkryetarëve: Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Sllavko Simiq dhe Emillija Rexhepi.
  • Në fjalimin e saj të parë, Haxhiu tha se do të sigurojë funksionim me dinjitet të Kuvendit, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën.
  • Presidentja Vjosa Osmani bëri thirrje për bashkëpunim konstruktiv dhe një Kuvend plotësisht funksional, në shërbim të shtetit të së drejtës dhe agjendës euroatlantike.
  • Sonte pritet të mbahet edhe një seancë tjetër për votimin e Qeverisë.
  • Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar te presidentja propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG