Ndërlidhjet

Kosova regjistron katër viktima dhe mbi 1.400 raste të reja me COVID-19


Qytetarët e Kosovës duke pritur në rend që të testohen për COVID-19. Prishtinë 20 janar, 2022.
Qytetarët e Kosovës duke pritur në rend që të testohen për COVID-19. Prishtinë 20 janar, 2022.

Kosova ka regjistruar katër viktima dhe 1.401 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur më 23 korrik Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Rastet e reja dalin pas testimit të 3.716 mostrave apo 37.70 për qind e tyre dolën pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Në 24 orët paraprake janë shëruar 1.219 persona, bëri të ditur MSH-ja.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.408.

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, gjë që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.

XS
SM
MD
LG