Ndërlidhjet

Sa i kushton Kosovës mungesa e pavarësisë së plotë digjitale?

5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.

Pavarësia e një shteti sot nuk matet vetëm me kufij dhe institucione, por edhe me praninë e tij në botën digjitale. Në prag të 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, episodi i 11-të i podkastit 5 pyetje trajton pengesat që Kosova vazhdon t’i ketë në hapësirën online. Së bashku me Shpend Lilën nga Qendra e Kosovës për Inovacion flasim për mungesën e domenit shtetëror, kufizimet në platforma dhe pagesa ndërkombëtare, si dhe ndikimin që këto sfida kanë në zhvillimin e teknologjisë dhe ekonomisë në Kosovë.

▶️ Shiko podkastin:

🎧 Dëgjo podkastin:

Sa i kushton Kosovës mungesa e pavarësisë së plotë digjitale?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:24:21 0:00

Podkastin mund ta dëgjoni edhe në Apple Podcasts dhe në Spotify.

Autore: Flaka Zogu | Realizimi teknik: Rrahman Osmani, Mahir Elshani | Producent: Trim Haliti
XS
SM
MD
LG