Ndërlidhjet

Kosova regjistron gjashtë raste të reja me koronavirus


Në xhamin e një dyqani në Prishtinë janë vendosur njoftime për respektimin e masave kundër pandemisë. Fotografi ilustruese.
Në xhamin e një dyqani në Prishtinë janë vendosur njoftime për respektimin e masave kundër pandemisë. Fotografi ilustruese.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 28 nëntor se janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,514 mostrave.

Sipas kësaj, i bie që 0.39 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me COVID-19.

Në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe pesë pacientë.

Ndërkaq, raste aktive janë 335.

Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat kundër pandemisë.

Po ashtu, MSH-ja kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat në fuqi pas përhapjes së variantit të ri Omicron, i cili për herë të parë u identifikua në fillim të nëntorit në Afrikën e Jugut.

Raste me këtë variant janë raportuar edhe në disa shtete të Evropës. Ky variant besohet se është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake.

XS
SM
MD
LG