Ndërlidhjet

"Udhërrëfyesi i sekuencuar" i Kurtit për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se, gjatë takimit të 14 shtatorit 2023 me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, i cili u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian, ka propozuar "një udhërrëfyes të sekuencuar" për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023, dhe të aneksit të zbatimit të saj, të dakorduar në Ohër, më 18 mars 2023.

Propozimi nga Republika e Kosovës për Renditjen e Planit të Zbatimit të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit

Shtator 2023

NeniVeprimi
AneksiMiratimi i Deklaratës mbi Personat e Zhdukur (i kryer nga të dy palët).
Neni 7Marrëveshja mbi prezantimin e draft Statutit nga Ekipi i Menaxhimit (e kryer nga Kosova).
Neni 7Ekipi i Menaxhimit ia prezanton draft Statutin Dialogut të Nivelit të Lartë të lehtësuar nga BE-ja (e kryer nga Kosova).
Neni 2Përfaqësuesi i lartë i BE-së depoziton Marrëveshjen mbi rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të Zbatimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe njofton Këshillin e Sigurimit të OKB-së se të dy palët janë marrë vesh për parimet e parashikuara në Kartën e OKB-së, respektojnë integritetin përkatës territorial dhe trajtimin e anës tjetër si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, gjë që e tejkalon nevojën për të përdorur asteriskun dhe përfaqësimin nga UNMIK-u në forume rajonale. Të dy palët sillen, trajtojnë dhe deklarojnë publikisht se drejtojnë marrëdhënie ndërkombëtare me njëra-tjetrën mbi bazën e parimeve të parashikuara në Kartën e OKB-së dhe trajtojnë anën tjetër si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare.
Neni 1Njohja e dokumenteve përkatëse dhe simboleve kombëtare. Procedura e brendshme juridike për të zbatuar njohjen e dokumenteve përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore, të nxjerra brenda juridiksionit të njohur.
Nenet 1, 7 dhe 10Nisja e një procesi negociues mbi Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.
Nenet 2 dhe 3Palët do të përmbahen nga çdo kërcënim apo përdorim i forcës apo angazhimi në çdo praktike tjetër kundër njëra-tjetrës, në përputhje me Kartën e OKB-së. Palët respektojnë parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme inter se dhe njohin juridiksionin e ndërsjellë në territoret përkatëse. Marrëveshja zyrtarizon heqja dore formale nga ana e Serbisë nga të gjitha pretendimet territoriale kundër territorit dhe kufijve të Kosovës dhe palët pajtohen për demarkacionin kufitar në një periudhë prej dy vjetësh.
Nenet 4 dhe 5Hapa substancialë ndërmerren në lidhje me anëtarësimin në BE dhe statusin e kandidatit të BE-së, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, nënshkrimin e Partneritetit për Paqe me NATO-n dhe drejt njohjeve të mbetura. Në komunikime zyrtare me të gjitha organizatat ndërkombëtare, Serbia i ndal të gjitha kundërshtimet ndaj anëtarësimit të Kosovës në çfarëdo organizatash ndërkombëtare, gjë që e përjashton votimin kundër, si dhe lobimin publik drejtpërdrejt, jodrejtpërdrejt, apo në mënyrë konfidenciale, duke përfshirë përmes palëve të treta me këtë efekt. Përfaqësuesi i lartë i BE-së nënshkruan letrën e vërtetimit duke konfirmuar moskundërshtimin nga ana e Kosovës dhe Serbisë ndaj proceseve të tyre përkatëse për anëtarësimin në BE. Shtetet anëtare të BE-së do t’i marrin parasysh dokumentet e tilla jurikisht të detyrueshme.
Nenet 7 dhe 10Përfundimi i negociatave mbi Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.
Nenet 1 dhe 2Kosova dhe Serbia zbatojnë bashkëpunimin normal të fqinjësisë së mirë dhe angazhohen në komunikim të rregullt qeveri-në-qeveri për të ndjekur marrëdhënie miqësore bilaterale. Të dy palët marrin përsipër sjellje të përshtatshme ndërshtetërore dhe fjalori i zyrtarëve publikë të pasqyrojë shkronjën dhe frymën e Marrëveshjes Bazë, duke përfshirë si përmirësim të referuarit Kosovës dhe Serbisë dhe ndalimin e të referuarit Prishtinës dhe Beogradit apo çdo emërtimi tjetër. Të dy anët adoptojnë një qëndrim miqësor dhe ndalojnë çdo përpjekje përçarëse apo minimin e anës tjetër në të gjitha fushat, duke përfshirë bojkotimin e ngjarjeve ndërkombëtare. Përfundimi i çdo përdorimi të asimetrisë në nivelin dypalësh apo shumëpalësh — përfundimi i përdorimit të asteriskut.
Nenet 7 dhe 10Sigurimi i qëndrueshmërisë juridike të Statutit dhe miratimi përmes adoptimit të dekreteve dhe rregulloreve relevante, të cilat do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese të Kosovës.
Nenet 1, 2, 3 dhe 10Çmontohen strukturat ilegale të financuara nga Serbia që operojnë në territorin e Kosovës. Shërbimet që përbëjnë përgjegjësinë komunale do të kalohen në komuna të Kosovës në përputhje me ligjet e Kosovës, nëse janë të përshtatshme dhe të ligjshme. Komunat pastaj mund të fillojnë bashkëpunimin përmes partneriteteve në ofrimin e përbashkët të atyre shërbimeve që i gjykojnë relevante në përputhje me ligjet e Kosovës dhe konventat e Këshillit të Evropës.
Neni 10Renditja e zbatimit të obligimeve përkatëse të mbetura, që rrjedhin nga marrëveshje të kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme.
Nenet 7 dhe 10Themelimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.
Neni 8Bëhen rregullimet praktike për shkëmbimin e misioneve të përhershme dhe themelohen misionet.
Neni 7Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe ofrimi i nivelit të lartë të mbrojtjes objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modele ekzistuese evropiane.
Neni 6Themelimi i grupeve punuese të ndara të BE-së dhe përfundimi i kornizave negociuese për marrëveshje bilaterale të përmendura në nenin 6(b) të Marrëveshjes dhe përfundon marrëveshje prioritare mbi bashkëpunimin bilateral mbi (a) heqjen e barrierave ekonomike, (b) rifillimin e transportit hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë dhe (c) bashkëpunimin e drejtpërdrejtë midis agjencive ligjzbatuese dhe vazhdon pëfundimin e marrëveshjeve në të gjitha fushat e tjera të parashikuara në të.
Neni 9Organizimi i konferencës së donatorëve; përgatitja e projekteve të përbashkëta nga Palët.
Neni 6Adoptimi i kornizës dhe parimeve dhe fillimi i procesit formal të dialogut drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse juridikisht të detyrueshme mbi normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Burimi: Qeveria e Kosovës
XS
SM
MD
LG