Ndërlidhjet

Komuniteti LGBTI raporton kërcënime përmes ekspozitës


Komuniteti LGBTI mbajti ekspozitë në kryeqytet
Komuniteti LGBTI mbajti ekspozitë në kryeqytet

Raportet vendore dhe ndërkombëtare vënë në pah se edhe në Kosovë, sikurse në shumë vende tjera, pjesëtarët e komunitetit homoseksual, lesbike, biseksual apo transgjinor (LGBT) janë të stigmatizuar.

Edhe vet pjesëtarët e këtij komuniteti thonë se jeta e tyre është e vështirë për shkak të diskriminimit fillimisht në familje, ku përjetojnë, siç thonë ata, edhe dhunë fizike e psikike.

Lendi Mustafa, pjesëtar i komunitetit transgjinor duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se i ka mbi dhjetë raportime në Policinë e Kosovës për shkak të kërcënimeve që ka marrë nga homofobët dhe transfobët.

“Më së shumti na bie të përballemi me homofobi dhe transfobi, por jo çdo ditë. Kjo ndodhë kur kemi ndonjë aktivitet dhe aty shihet se sa shumë njerëz janë homofob dhe transfob. Aty marrim komente negative dhe kërcënime”.

“Personalisht i kam mbi 10 raste të raportuara në polici që kam marrë kërcënime. Në jetën e përditshme e kam rutinën time dhe nuk kam shumë kontakte me njerëz kështu që nuk kam probleme të theksuara. Por, meqë më njohin përmes mediave ka pasur raste kur më kanë ndalë njerëzit në rrugë dhe më kanë kërcënuar”, tha Mustafa.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie ka marrë pjesë në ekspozitën e komunitetit LGBTI, që u mbajt të enjten në Prishtinë, ku ka thënë se do të ofrojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të jetuar të lirë nga diskriminimi dhe frika. Ai ka shtuar se më me rëndësi se prania e tij aty është prania e aktivistëve vendorë dhe kjo ekspozitë.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë gjatë ekspozitës së komunitetit LGBTI
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë gjatë ekspozitës së komunitetit LGBTI

​Jam këtu për të treguar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të drejtat e njeriut të personave LGBT në Kosovë. Është jetike që qytetarët e Kosovës janë këtu për të folur në emër të tyre, duke treguar mbështetjen e tyre për komunitetin e margjinalizuar dhe për tu angazhuar me ata njerëz që ndoshta nuk dinë për vështirësitë me të cilat përballen personat LGBT, tha Delawie.

Ekspozita është ndjekur edhe nga disa qytetarë të cilët kryesisht janë të shumtë në sheshin qendror të Prishtinës.

Rinor Bajraktari, një qytetar nga Prishtina thotë se nuk ka ndonjë mendim të veçantë për këtë komunitet.

“Jam neutral në këtë aspekt. Nuk mendoj se duhet tu shkelen të drejtat as ndonjë përkrahje e veçantë për ta. Jam neutral”.

Qytetarët duke vizituar ekspozitën e organizuar nga LGBTI
Qytetarët duke vizituar ekspozitën e organizuar nga LGBTI

Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, i tha Radios Evropa e Lirë se Institucionet e Kosovës kanë treguar një gatishmëri për ta përkrahur komunitetin, e që dhe Kushtetuta e Kosovës është ajo që i mbron këtë komunitet, por ajo tutje shton se zyrtarë të lartë institucional dijnë të abstenojnë dhe të mos japin mesazhin e tyre për të treguar se mbrojnë të drejtat e tyre.

“Në ditën ndërkombëtare të homofobisë dhe transfobisë shihet qartë në ekspozitë nga komentet që janë të ekspozuara, se ku është pozita e vetë komunitetit”.

“Ka një urrejtje dhe ende nuk ndjehen të lirë. Prandaj jemi takuar këtu që të përkrahim këtë ekspozitë dhe këtë komunitet. Por, zyrtarë nga institutcionet e Kosovës nuk janë të pranishëm për të dhënën mesazhin e tyre”, tha Demolli.

Edhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natliya Apostolova, ka marrë pjesë në ekspozitën e komunitetit LGBT, ku theksoi se Bashkimi Evropian ofron mbështetje të plotë për luftën kundër të gjitha llojeve të diskriminimit të bazuara në urrejtje, orientim seksual dhe identitet seksual. Ajo shtoi se zyra e saj do të vazhdojë të promovojë dhe mbështesë organizatat LGBT në Kosovë.

"Korniza legjislative e Kosovës për mbrojtjen e të drejtave LGBT është shumë i mirë dhe BE e ka ndihmuar Kosovën të zhvillojë këtë kornizë. Problemi tani është zbatimi i ligjit. Jemi të kënaqur që tani po flasim më shumë për të drejtat e popullatës LGBT, ne kemi parë edhe paradën e krenarisë në tetor të vitit të kaluar me së paku 500 njerëz që kanë marrë pjesë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe ambasadorëve ", tha ajo.

Ajo njoftoi se një tjetër paradë krenarie do të mbahet këtë tetor, në të cilën ambasadorët e vendeve anëtare të BE do të marrin pjesë përsëri.

Sidoqoftë në raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën i vitit 2018, për të drejtat e komunitetit LGBTI thuhet se ndonëse Kushtetuta e Kosovës i mbron nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual, megjithatë, përpjekjet e mëtejshme janë të nevojshme për të siguruar zbatimin e tyre adekuat, duke përfshirë planin e dytë të veprimit LGBTI.

*Video nga Parada e Krenarisë, tetor 2017

Mbahet Parada e parë e Krenarisë në Prishtinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:52 0:00

Aty thuhet se në tetor të vitit 2017, parada e parë zyrtare e LGBTI u organizua në Prishtinë dhe u ndoq nga përfaqësues të lartë të autoriteteve.

Por, përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, paragjykimet dhe stereotipet mbeten të përhapura në shoqëri dhe në media. Nevojiten më shumë përpjekje për të luftuar tolerancën ndaj personave LGBTI .

XS
SM
MD
LG