Ndërlidhjet

Kocijas: Së pari ndryshimi i emrit, pastaj anëtarësimi i Maqedonisë në NATO


 Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov
Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian nuk do të mund të bëhet pa zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqisë, ka deklaruar ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kocijas, pas takimit në Athinë me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov.

Shefi i diplomacisë greke tha se Athina mbështet integrimin euroatlantik sikur edhe integritetit territorial të fqiut verior, por shpreson që kjo të arrihet pas bisedimeve për çështjen e emrin, problem ky të cilin siç tha Kocijas, Qeveria e kaluar e shndërroi nga problem gjeografik në problem identitar.

Greqia mbështet fuqishëm integritetin territorial të shtetit, pa ndërhyrje nga palët e treat. Ne jemi kundër sanksioneve ndaj fqiut tonë. E dimë se fqinji jonë dëshiron të anëtarësohet në organizata të ndryshme, ne jemi të gatshëm ta mbështesin por së pari duhet të zgjidhet çështja e emrit. Qeveria e mëparshme nuk punonte për kompromis dhe çështjen e emrit nga problem gjeografik e shndërroi në identitar. Shpresojmë në negociata për emrin që do të çojnë në zgjidhje”, ka deklaruar shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijas duke iu përgjigjur ftesës së homologut të tij maqedonas, Nikolla Dimitrov për të vizuar siç ka thënë “Shkupin e bukur”.

Nga ana tjetër, Dimitrov e ka informuar Ministrinë e Jashtëm të Greqisë me prioritetet e Qeverisë së re dhe përkushtimin e saj për zgjidhjen e kontestit të emrit që do t’i hapte rrugën integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Ne duam që nëpërmjet projekteve konkrete të krijojmë një fotografi të re në rajon. Ne do të bëjmë punën tone dhe do të vazhdojmë të japim argument, me fjalë e vepra se në interes të fqinjit tonë me ndikim është që të jemi demokraci evropiane e cila do të anëtarësohet në NATO dhe e cila do të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nuk jam naiv, ky është takimi i parë, rruga nuk do të jetë e lehtë, por dua të përcjell mesazhin se këtu jam për të kërkuar mbështetje. Neve na duhet nxitje për të ecur rrugës të cilët e dëshirojmë”, ka deklaruar Dimitrov.

I pyetur lidhur me “irredentizmat” për të cilat flet pala greke, Dimitrov tha se nuk është nga ai që i jep rëndësi skulpturave dhe emrave, duke aluduar në përmendoret e projektit “Shkupi 2014” që kanë nxitur reagime të shumta nga pala greke për shkak se shumë shihen se provokim për palën greke, siç është ajo e Aleksandrit të Madh.

Maqedonia kërkon nga Athina, por edhe bashkësia ndërkombëtare që të mundësojë pranimin e saj në NATO me referencën IRJM dhe paralelisht me këtë të zhvillohen negociata për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Problemi me emrin daton që nga pavarësia e Maqedonisë nga ish federata jugosllave në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG