Rezoluta e miratuar
Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës kërkon gjykim të drejtë në Speciale.
Më shumë këtu:
Vonesë në nisje të seancës
Gjykata ka bërë të ditur se punimet sot i nis me vonesë, përkatësisht në orën 09:40, ose në orën 10:25 në transmetimin me vonesë.
Mirëmëngjesi të gjithëve,
Shpresojmë që keni pasur një fundjavë të mirë!
Po e nisim javën me një tjetër seancë të gjyqit në Hagë, ku po gjykohen ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi.
Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.
Sot përfundon deklaratat e veta mbrojtja e Krasniqit, pasi të tjerët veçse i kanë shpalosur argumentet e tyre.
Na ndiqni përmes këtij blogu për t’u informuar në kohë reale për zhvillimet brenda sallës së gjyqit.
Faleminderit që jeni me ne.