Ndërlidhjet

Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë.
Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë.

Çfarë ndodhi në ditën e gjashtë të deklaratave përmbyllëse në Hagë?

• Sot u mbajt seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë.

• Mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova për krimet e pretenduara, ndërsa Prokuroria kërkoi që ata të shpallen fajtorë.

• Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

• Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

12:32 16.2.2026

Rinisin punimet e seancës

Të gjithë janë kthyer në sallë.

12:20 16.2.2026

Mbrojtja e Krasniqit përfundon fjalën e vet

Tashmë deklaratat e tyre i kanë shpalosur të gjithë: Prokuroria, mbrojtësit e viktimave, ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasnqit.

Seanca është në pushim të shkurtër dhe rikthehet për t'i dëgjuar pyetjet që mund t'i ketë trupi gjykues.


12:16 16.2.2026

Avokatja insiston në pafajësinë e Krasniqit

"Nuk ka prova të besueshme se Krasniqi ishte i pranishëm, urdhëroi apo mori pjesë në krime kundër ndonjë civili, jo në emër të tij, jo në prani të tij. Kjo ishte e vërtetë në fillim të këtij gjykimi, është e vërtetë tani. Dhe kur fillon një gjykim dhe përfundon në të njëjtin vend, ligji lejon vetëm një rezultat: shpalljen e pafajësisë për të gjitha akuzat”.

Sipas saj, drejtësia penale nuk bëhet "duke fryrë tragjedi kolektive apo duke e lidhur atë me fajësinë individuale".

“Kjo bëhet duke bërë një atribuim të kujdesshëm të përmbajtjes dhe besnikërisë ndaj provave”.

12:09 16.2.2026

Krasniqi ishte "figurë konstruktive"

Avokatja e përshkruan Krasniqin si njërin prej aktivistëve më të mëdhenj për lirinë e Kosovës.

“Për aktivizmin e tij, Krasniqi ka paguar shtrenjtë. Ai i ka kaluar 10 vjet si i burgosur politik, nga viti 1981-1991, ku ka pësuar torturë dhe keqtrajtim të rëndë, në kushte të tmerrshme në duart e autoriteteve jugosllave. Ai është kundërshtar i regjimit serb dhe është krenar për këtë, jo për urrejtje ndaj serbëve, por sepse kundërshtonte politikat e aparteidit kundër shqiptarëve të Kosovës, të imponuara nga regjimi serb i [Sllobodan] Millosheviqit".

Ajo citon zyrtarë të huaj ta kenë përshkruar Krasniqin si figurë konstruktive që tentonte të gjente zgjidhje paqësore, dhe që nuk kërkonte përballje apo konfrontim.

“Asnjë dëshmitar nuk ka dëshmuar se Krasniqi perceptohej si i përfshirë në krime apo në ndonjë plan kriminal. Në të kundërtën, pretendimet nuk janë besuar”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG