Mishetiq thotë se Prokuroria s’e ka vërtetuar se deklarata publike e UÇK-së ka pasur ndikim
Avokati Mishetiq argumentoi se Prokuroria nuk ka mundur ta vërtetojë se deklarata e UÇK-së i ka nxitur njerëzit apo individët të kryejnë krime në Kosovë.
I pyetur nga gjykatësi për deklaratën e tij se Prokuroria nuk ka provuar asnjë lidhje me deklaratave publike të UÇK-së dhe krimeve të pretenduar në aktakuzë, Mishetiq tha: “Po themi që duhet të vërtetojnë diçka, që deklaratat janë përkthyer në efekt, kanë pasur ndikim, të paktën për ndonjë nga krimet e përmendura në aktakuzë. Përndryshe po flasim teorikisht”.
Avokati Dixon: UÇK-ja kishte të drejtë t’i arrestonte ushtarët serbë
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, këmbënguli në pyetjen e gjykatësit nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte baza ligjore për të paraburgosur ushtarë të ushtrisë së atëhershme serbe gjatë luftës në Kosovë.
“E drejta ndërkombëtare humanitare për konflikte ushtarake parashikon se mund të arrestohen persona që cilëson si rrezik për sigurinë. Kemi cituar edhe shtete të mëparshme që e kanë bërë këtë”, tha Dixon.
Gjykatësi e ndërpreu Dixonit, duke e pyetur nëse UÇK-ja si aktore joshtetërore e gëzonte një të drejtë të tillë.
Dixon iu përgjigj duke thënë se: “Po. Jurisprudenca e ka dëshmuar një gjë të tillë, mund të zbarohet për të dyja, edhe për shtetin edhe për entitetin i cili është pjesë e një konflikti të brendshëm të armatosur”.
Prej tani e tutje, punimet e seancës i përcjell kolegu Ekremi Idrizi.
Faleminderit që jeni me ne!
Gjykatësit nisin pyetjet
Gjykatësi Christoph Barthe ka nisur marrjen në pyetje dhe fillimisht i është drejtuar mbrojtjes së Thaçit.
Ai i është drejtuar avokatit Lluka Mishetiq:
Në dosjen tuaj përfundimtare thoni që individët janë paraburgosur për shkak se janë perceptuar, nga ana legjitime, si luftëtarë dhe jo si kundërshtarë, dhe në vijim të obligimit për këtë për të fituar kontrollin në tërë Kosovën. Çfarë statusi kanë pasur këta individë sipas së drejtës ndërkombëtare në momentin e arrestimit të tyre?
Avokati Mishetiq:
“Nuk jam në gjendje që t’ju përgjigjem të gjitha incidenteve që keni ju ndërmend në pyetjen tuaj, por do të përgjigjem rast pas rasti. Shembull, tetë ushtarë të armatës jugosllave përbëjnë rastin më të qartë të personave të armatosur aktivë me uniformë, të cilët u arrestuan. Kaq mund të them për këtë incident, pra ata ishin luftëtarë. Sa i përket të drejtës humanitare ndërkombëtare, konfliktit të armatosur jondërkombëtarisht, kjo është çështje që e kemi ngritur në fazën paragjyqësore. Prokuroria ka rënë dakord që UÇK ka pasur të drejtë për të parandaluar me kusht që të mos kishte abuzim apo forma tjera të paligjshme. Kjo është arsye e qartë për të paraburgosurit, luftëtarët e palës tjetër”.
Më tej, Mishetiq ka thënë sa i përket të drejtës ndërkombëtare, "ekzistonte dyshim i bazuar që ata kishin marrë pjesë në veprime luftarake, ishin luftëtarë".
"Nëse nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe ata janë arrestuar, ka pasur ndonjë gabim e kështu me radhë, kjo nuk do të thotë se është bërë fjalë për shënjestrim të kundërshtarëve".