Protestë për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna
Qindra qytetarë u mblodhën të mërkurën në Prishtinë për të shprehur revoltën e tyre ndaj dhunës seksuale. Shkas u bë rasti i përdhunimit të një vajze 11-vjeçe, më 27 gusht, në një park të kryeqytetit. Protestuesit fillimisht ndaluan para selisë së Ministrisë së Drejtësisë, më pas para Këshillit Gjyqësor, Prokurorisë dhe, pas saj, para Kuvendit dhe Qeverisë. Të pesë të dyshuarit për sulmin ndaj 11-vjeçares u ndaluan. Ndaj tyre u shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.