Ngjarjet më me rëndësi të vitit nëpër foto
Këto imazhe të përmbledhura në një fotogaleri tregojnë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që e karakterizuan vitin 2023. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
33
Njerëzit përpiqen të nxjerrin një makinë të përmbytur në det në kampingun Arapia, pranë Tsarevos përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi, më 6 shtator 2023. Numri i të vdekurve nga shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në bregdetin e Detit të Zi të Bullgarisë është rritur në tre, tha policia më 6 shtator.
34
Refugjatët nga rajoni i Nagorno-Karabakh mbërrijnë me kamion në fshatin kufitar Kornidzor, Armeni, 26 shtator 2023.
35
Një burrë mban një poster me mbishkrimin 'Rahmon Stop' si protestë kundër presidentit të Taxhikistanit, Emomali Rahmon, para takimit të kancelarit gjerman me krerët e pesë vendeve të Azisë Qendrore, para Kancelarisë në Berlin, Gjermani, 29 shtator 2023. Presidentët e Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit takohen me ftesë të kancelarit gjerman.
36
Të afërmit e minatorëve kontrollojnë telefonat e tyre celularë teksa ulen në ndërtesën e minierës së qymyrit ArcelorMittal gjatë një operacioni shpëtimi pas një zjarri në një minierë në Karaganda, në Kazakistan, më 28 tetor 2023. Kazakistani tha më 28 tetor 2023 se 32 njerëz vdiqën nga zjarri në minierën ArcelorMittal, dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur në fatkeqësinë më të keqe ndër vite.