Ndërlidhjet

Opozita e Shqipërisë kalon në mosbindje civile

Kreu i PD-së, Lulzim Basha
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Opozita e Bashkuar e Shqipërisë ka mbajtur të hënën në mbrëmje një mbledhje ku ka marrë vendim unanim se mosbindja civile është e vetmja formë proteste kundër Qeverisë.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dy krerët e partive opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u kanë bërë thirrje qytetarëve të bllokojnë rrugët dhe të mos paguajnë taksën rrugore prej 5 eurosh.

“Kemi dalë me një vendim unanim, në krahë të qytetarëve, të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi që po goditen, vidhen dhe përçmohen nga një bandë kriminale në pushtet”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Opozita ka paralajmëruar protesta deri sa kjo taksë të largohet, por edhe ka thënë se nuk ka tërheqje deri në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Hapësira e vetme është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë me refuzimin, të çdo takse që ka rritur Edi Rama dhe me të gjitha hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik e qytetar, kundër një klike që po zbras Shqipërinë”, tha Basha.

Por, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të martën ka reaguar përmes një postimi në Facebook ka akuzuar opozitën se po e “përdor Kukësin për të djegur rrugën evropiane të Shqipërisë”.

“Kur ishin në Qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin ‘patriotik’ e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, ka shkruar Rama.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një konferencë për media të martën, shprehu keqardhje për dhunën “e motivuar politikisht” gjatë protestës në Rrugën e Kombit dhe tha se dëmi shkon në miliona euro.

Gjiknuri shtoi se rruga ende nuk ka përfunduar dhe ajo kërkon investim për mirëmbajtje, duke arsyetuar kështu tarifën prej 5 eurosh.

“Taksa e qarkullimit nuk mjafton për ta mirëmbajtur. Është një aset i kushtueshëm”, tha ai.

Në anën tjetër, disa qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë në Tiranë për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar pas protestës në Kukës.

Protestë në Tiranë kundër taksës rrugore

Qytetarët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile po protestojnë në Tiranë kundër taksës rrugore në Rrugën e Kombit.<br />
&nbsp;
1/8 Qytetarët dhe pjesëtarë të shoqërisë civile po protestojnë në Tiranë kundër taksës rrugore në Rrugën e Kombit.
 
Ata janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë në kryeqytetin shqiptar.
2/8 Ata janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë në kryeqytetin shqiptar.
Policia shqiptare po përkujdeset për mbarëvajtjen e protestës.
3/8 Policia shqiptare po përkujdeset për mbarëvajtjen e protestës.
Protestuesit po kërkojnë lirimin e të arrestuarve në protestën e së shtunës në Kukës.
4/8 Protestuesit po kërkojnë lirimin e të arrestuarve në protestën e së shtunës në Kukës.
Të shtunën, qytetarët kanë protestuar në Kalimash kundër taksës dhe kanë djegur kabinat ku bëhet pagesa e kësaj takse.
5/8 Të shtunën, qytetarët kanë protestuar në Kalimash kundër taksës dhe kanë djegur kabinat ku bëhet pagesa e kësaj takse.
Qeveria e Edi Ramës ka vendosur taksë prej 5 eurosh për makinat&nbsp; që qarkullojnë në Rrugën e Kombit.
6/8 Qeveria e Edi Ramës ka vendosur taksë prej 5 eurosh për makinat  që qarkullojnë në Rrugën e Kombit.
Kjo taksë po konsiderohet e shtrenjtë nga qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës.
7/8 Kjo taksë po konsiderohet e shtrenjtë nga qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës.
Opozita në Shqipëri po ashtu kundërshton vendosjen e taksës, ndërkaq nga Qeveria e Shqipërisë kanë thënë se me paratë e mbledhura nga taksa rrugore, do të mundësohet mirëmbajtja e autostradës që lidh Shqipërinë me Kosovën.
8/8 Opozita në Shqipëri po ashtu kundërshton vendosjen e taksës, ndërkaq nga Qeveria e Shqipërisë kanë thënë se me paratë e mbledhura nga taksa rrugore, do të mundësohet mirëmbajtja e autostradës që lidh Shqipërinë me Kosovën.
Previous slide
Next slide

Ata shprehen të vendosur të vijuar me këtë protestim deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore, që është lirimi i të arrestuarve.

Të shtunën, qindra protestues janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore në Rrugën e Kombit në Kalimash.

Protestuesit djegin kabinat e pagesës së tarifës

Sportelet e djegura në Kalimash nga protestuesit, kundër taksës për autostradën &quot;Rruga e Kombit&quot;.
1/7 Sportelet e djegura në Kalimash nga protestuesit, kundër taksës për autostradën "Rruga e Kombit".
Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore për Rrugën e Kombit, në Kalimash, paraditene së shtunës. Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
Pamje e sporteleve të djegura në Kalimash...
2/7 Pamje e sporteleve të djegura në Kalimash...
Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore për Rrugën e Kombit, në Kalimash, paraditene së shtunës. Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
3/7 Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore për Rrugën e Kombit, në Kalimash, paraditene së shtunës. Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke ua vënë zjarrin.
4/7 Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke ua vënë zjarrin.
Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore për Rrugën e Kombit, në Kalimash, paraditene së shtunës. Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
Policia e Shqipërisë...
5/7 Policia e Shqipërisë...
Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore për Rrugën e Kombit, në Kalimash, paraditene së shtunës. Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
Kolona automjetesh gjatë paradites në Rrugën e Kombit.
6/7 Kolona automjetesh gjatë paradites në Rrugën e Kombit.
Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore për Rrugën e Kombit, në Kalimash, paraditene së shtunës. Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
Pritjet para tunelit të Kalimashit pasi policia e Shqipërisë e kishte mbyllur qarkullimin e automjeteve për ta liruar më vonë.
7/7 Pritjet para tunelit të Kalimashit pasi policia e Shqipërisë e kishte mbyllur qarkullimin e automjeteve për ta liruar më vonë.
Protestuesit janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore për Rrugën e Kombit, në Kalimash, paraditene së shtunës. Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.
Previous slide
Next slide

Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke i goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.

Ata u mblodhën në protestë për të kundërshtuar tarifën prej 5 eurosh në Kalimash, të cilën ata e konsiderojnë shumë të lartë.

Një ditë pas protestës, Policia e Shqipërisë arrestoi 23 persona në Kukës, që thuhet se janë përgjegjës për shkatërrimin e sporteleve. Të arrestuarve pritet t’iu shqiptohen masat e sigurisë të mërkurën në mëngjes.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG