Protesta në Prishtinë në shenjë solidarizimi me gratë iraniane, lufta në Ukrainë dhe shënimi i përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed në Pakistan, janë vetëm disa nga ngjarjet që kanë ndodhur në javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Erjonë Popova)
Fotografitë e javës
9
Një punëtor shpëtimi pushon afër një ndërtese banimi të dëmtuar rëndë nga një sulm me raketa ruse në Zaporizhja, Ukrainë, më 10 tetor.
10
Njerëzit fotografohen në Kiev përpara një fotografie me përmasa më të mëdha ku shihet në zjarr Ura e Krimesë.
11
Protestuesit mbajnë në duar flakë me ngjyrat e flamurit ukrainas jashtë ambasadës ruse në Varshavë, pas valës së sulmeve raketore të Rusisë në Ukrainë, më 10 tetor.
12
Një grua pret flokët e saj gjatë një proteste në mbështetje të grave iraniane në Prishtinë, më 12 tetor.