Ndërlidhjet

Nëntë ditë protesta - Meta kthen për rishqyrtim Ligjin për buxhetin 2019

Protestat e studentëve në Tiranë. 11 dhjetor, 2018

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për buxhetin e vitit 2019, me qëllim rishqyrtimin e tij pas kërkesave të studentëve.

Këtë vendim, sipas një njoftimi për media nga Zyra e Presidentit është thënë se Meta e ka marrë “duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend”.

Presidenti është “duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si të drejta, legjitime dhe të realizueshme”, thuhet në njoftimin e presidentit.

Ky vendim i presidentit u kundërshtua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se “vazhdon papushim e në çdo formë presioni mbi studentët për të qëndruar larg dialogut”.

Mijëra studentë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për të protestuar para Kryeministrisë dhe Kuvendit, në ditën e nëntë të protestave.

Atyre, të enjten u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë, duke i përkrahur kërkesat që ata i kanë drejtuar ndaj Ministrisë së Arsimit.

“Protesta i dha një shuplakë Qeverisë, një grusht opozitës dhe një shpresë shoqërisë”, tha kryeministri Edi Rama.

Këto fjalë kryeministri Rama i tha nga foltorja e Kuvendit më herët gjatë ditës së enjte, përderisa jashtë ndërtesës së tij studentët kërkojnë me ngulm që 9 ditë plotësimin e 8 kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me ulje të tarifave, përmirësim të cilësisë së arsimit publik dhe përfaqësimit të tyre në borde administrative.

“Qeveria zgjidhjen e ka dhe do ta japë me dialog”, tha kryeministri, i cili vazhdimisht ju ka bërë thirrje studentëve që të krijojnë përfaqësi dhe të ulen në tavolinën e bisedimeve me të.

Ata, megjithatë, kanë refuzuar çdo lloj dialogu, duke thënë se këto kërkesa janë të padialogueshme dhe kërkojnë vendime të menjëhershme nga Qeveria për miratimin dhe plotësimin e tyre.

Në foltoren e Kuvendit, gjatë seancës plenare të së enjtes ka folur edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Edhe ajo, sikurse kryeministri, u ka bërë thirrje studentëve për dialog.

Nikolla, duke thënë se Qeveria në krye me Edi Ramën, për 5 vjet në pushtet kanë reformuar sistemin e arsimit për të cilin duhet kohë që të ndjehen efektet.

“Ligji i ri ka krijuar kushtet për një erë të re në arsimin tonë të lartë, por ligji duhet zbatuar dhe sigurisht kërkon kohën e tij për të dhënë frutet pas”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit u dha të drejtë studentëve që po protestojnë dhe tha se ata kanë ngritur shqetësime legjitime.

“Studentët kanë ngritur shumë çështje. A është problemi i arsimit tonë të lartë çmimi i dijes, apo vetë cilësia me të cilën dija jepet? A janë sot dhe gjithë ditët ndryshimet e mëdha në mënyrën se si përgatiten studentët tanë dhe se si qeverisen universitetet? Për këtë nuk ka nevojë të flasë koha. Po e bërtas edhe unë: një po të madhe dhe të fortë”, tha ministrja Nikolla.

Studentët që po protestojnë në Tiranë, por edhe në qytetet tjera të mëdha të vendit, refuzojnë çfarëdo lloj negociate me institucionet shtetërore. Meqë këto protesta ishin spontane që nga dita e parë, studentët vazhdimisht përsëritën se nuk kanë përfaqësi.

“Kërkesat i kemi të qarta, nuk kemi se çfarë të dialogojmë rreth tyre”, tha një student në protestë para Kryeministrisë.

“Këta duan që kërkesat e tyre të realizohen dhe pikë, dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur”, tha një qytetare që i është bashkuar protestës.

Protestat e studentëve në Shqipëri

Qindra studentë të Universitetit të Tiranës po protestojnë, duke kërkuar uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësim të cilësisë në arsimin publik të Shqipërisë.<br />
&nbsp;<br />
<br />
<br />
&nbsp;
1/6 Qindra studentë të Universitetit të Tiranës po protestojnë, duke kërkuar uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësim të cilësisë në arsimin publik të Shqipërisë.
 
Qindra studentë të Universitetit të Tiranës po protestojnë për të pestën ditë me radhë me kërkesa për ulje tarifash të shkollimit dhe përmirësim të cilësisë në arsimin publik të Shqipërisë. Përpos kërkesës për përgjysmim të tarifës së studimit dhe përmirësimit të cilësisë, në kërkesat e studentëve përfshihen edhe përmirësimi i kushteve të konvikteve, rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së në buxhetin për vitin 2019, pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit dhe disa pika tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin e tyre në borde administrative dhe mbështetje financiare të aktiviteteve dhe kërkimeve të tyre shkencore.
<p>Tarifat vjetore për studentët në universitetet shtetërore të Shqipërisë, varirojnë nga 25 mijë lekë (rreth 200 euro) deri në 40 mijë lekë (rreth 325 euro) në ciklin e parë të studimeve (bachelor). Ndërsa, për ciklin e dytë të studimeve, sipas profilit që ndjekin, tarifat varirojnë nga 63 mijë (rreth 510 euro) deri në 204 mijë lekë (rreth 1,600 euro).</p>
2/6

Tarifat vjetore për studentët në universitetet shtetërore të Shqipërisë, varirojnë nga 25 mijë lekë (rreth 200 euro) deri në 40 mijë lekë (rreth 325 euro) në ciklin e parë të studimeve (bachelor). Ndërsa, për ciklin e dytë të studimeve, sipas profilit që ndjekin, tarifat varirojnë nga 63 mijë (rreth 510 euro) deri në 204 mijë lekë (rreth 1,600 euro).

Qindra studentë të Universitetit të Tiranës po protestojnë për të pestën ditë me radhë me kërkesa për ulje tarifash të shkollimit dhe përmirësim të cilësisë në arsimin publik të Shqipërisë. Përpos kërkesës për përgjysmim të tarifës së studimit dhe përmirësimit të cilësisë, në kërkesat e studentëve përfshihen edhe përmirësimi i kushteve të konvikteve, rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së në buxhetin për vitin 2019, pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit dhe disa pika tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin e tyre në borde administrative dhe mbështetje financiare të aktiviteteve dhe kërkimeve të tyre shkencore.
Studentët po akuzojnë Qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka caktuar çmimet për studime, megjithëse Qeveria thotë se tarifat përcaktohen nga universitetet.
3/6 Studentët po akuzojnë Qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka caktuar çmimet për studime, megjithëse Qeveria thotë se tarifat përcaktohen nga universitetet.
Qindra studentë të Universitetit të Tiranës po protestojnë për të pestën ditë me radhë me kërkesa për ulje tarifash të shkollimit dhe përmirësim të cilësisë në arsimin publik të Shqipërisë. Përpos kërkesës për përgjysmim të tarifës së studimit dhe përmirësimit të cilësisë, në kërkesat e studentëve përfshihen edhe përmirësimi i kushteve të konvikteve, rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së në buxhetin për vitin 2019, pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit dhe disa pika tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin e tyre në borde administrative dhe mbështetje financiare të aktiviteteve dhe kërkimeve të tyre shkencore.
Studentët kanë vendosur pankarta me mesazhe të ndryshme në rrethojat e Ministrisë së Arsimit.
4/6 Studentët kanë vendosur pankarta me mesazhe të ndryshme në rrethojat e Ministrisë së Arsimit.
Qindra studentë të Universitetit të Tiranës po protestojnë për të pestën ditë me radhë me kërkesa për ulje tarifash të shkollimit dhe përmirësim të cilësisë në arsimin publik të Shqipërisë. Përpos kërkesës për përgjysmim të tarifës së studimit dhe përmirësimit të cilësisë, në kërkesat e studentëve përfshihen edhe përmirësimi i kushteve të konvikteve, rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së në buxhetin për vitin 2019, pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit dhe disa pika tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin e tyre në borde administrative dhe mbështetje financiare të aktiviteteve dhe kërkimeve të tyre shkencore.
Protestat e studentëve të Universitetit të Tiranës tashmë kanë hyrë në ditën e pestë.
5/6 Protestat e studentëve të Universitetit të Tiranës tashmë kanë hyrë në ditën e pestë.
Qindra studentë të Universitetit të Tiranës po protestojnë për të pestën ditë me radhë me kërkesa për ulje tarifash të shkollimit dhe përmirësim të cilësisë në arsimin publik të Shqipërisë. Përpos kërkesës për përgjysmim të tarifës së studimit dhe përmirësimit të cilësisë, në kërkesat e studentëve përfshihen edhe përmirësimi i kushteve të konvikteve, rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së në buxhetin për vitin 2019, pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit dhe disa pika tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin e tyre në borde administrative dhe mbështetje financiare të aktiviteteve dhe kërkimeve të tyre shkencore.
Studentët kanë paralajmëruar se do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të realizohen.
6/6 Studentët kanë paralajmëruar se do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të realizohen.
Qindra studentë të Universitetit të Tiranës po protestojnë për të pestën ditë me radhë me kërkesa për ulje tarifash të shkollimit dhe përmirësim të cilësisë në arsimin publik të Shqipërisë. Përpos kërkesës për përgjysmim të tarifës së studimit dhe përmirësimit të cilësisë, në kërkesat e studentëve përfshihen edhe përmirësimi i kushteve të konvikteve, rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së në buxhetin për vitin 2019, pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit dhe disa pika tjera që kanë të bëjnë me përfaqësimin e tyre në borde administrative dhe mbështetje financiare të aktiviteteve dhe kërkimeve të tyre shkencore.
Previous slide
Next slide

Studentët protestues kanë këmbëngulur se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Tarifat vjetore për studentët në universitetet shtetërore të Shqipërisë, varirojnë nga 25 mijë lekë (rreth 200 euro) deri në 40 mijë lekë (rreth 325 euro) në ciklin e parë të studimeve (bachelor).

Ndërsa, për ciklin e dytë të studimeve, sipas profilit që ndjekin, tarifat varirojnë nga 63 mijë (rreth 510 euro) deri në 204 mijë lekë (rreth 1,600 euro).

Tarifat e shkollimit në universitetin shtetëror të Shqipërisë konsiderohen të jenë ndër më të lartat në rajon dhe Evropë, sa i përket shkollimit publik.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë me GDP prej 4,868 dollarë për kokë banori, ndërkohë që sipas Bankës Botërore në vitin 2017, është shpenzuar në arsim 2.49% të GDP, që është nën mesataren evropiane.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG