Ndërlidhjet

Të premten mësimdhënësit protestojnë, nuk mbajnë mësim 


Sindikalistët kishin protestuar me kërkesat e njëjta edhe më 8 prill 2022 në Prishtinë.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASH) tha se të premten, më 20 maj, nuk do të mbahet mësim, për shkak të protestës së thirrur nga punëtorët e arsimit.

Ky vendim, sipas SBASHK-ut, është marrë të mërkurën në mbrëmje, gjatë një takimi të federatave sindikale që janë në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

“Po ashtu, apelojmë te prindërit që për hir të sigurisë së fëmijëve të tyre, nesër mos t’i nisin për në shkollë, sepse shkollat janë pa personel arsimor, të cilët pa fajin e tyre janë të detyruar të protestojnë në përpjekje për realizimin e kërkesave të tyre”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut, ku shtohet se çerdhet nuk do të preken nga protesta.

SBASHK-u dhe BSPK-ja thanë se të premten do të mbahet protestë, për shkak të “mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për angazhim në zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në arsim”.

BSPK-ja tha se ka tri kërkesa kryesore për Qeverinë: Vazhdimin e pagesës prej 100 eurosh për çdo muaj deri në zbatimin e Ligjit të pagave; nisjen e zbatimit të Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, përkatësisht të pjesës ku kërkohet që punëtorët të kenë 15 vjet kontribute pensionale para 1 janarit të vitit 1999.

Sindikalistët kishin mbajtur një protestë me kërkesa të njëjta edhe në fillim të prillit. Ata kishin thënë se nuk mund të durojnë “shpërfilljen dhe mospranimin e dialogut social dhe mosrespektimin e profesionalizimit” nga autoritetet qeveritare.

XS
SM
MD
LG