Ndërlidhjet

Punësimi, si masë rehabilitimi për personave me dëmtime intelektuale


Ilustrim
Ilustrim

Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, në Prishtinë janë shënuar disa aktivitete me qëllim të mbështetjes së kësaj kategorie të shoqërisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mijëra njerëz me probleme mendore në gjithë botën janë të privuar nga të drejtat e tyre njerëzore. Motoja e këtij viti është, “Promovimi i zgjerimit të punësimit të personave me dëmtime intelektuale”.

Bazuar në statistikat në nivel botërore, thuhet se rreth 10 për qind e popullatës janë të prekur nga ky problem.

Ndërkohë, në Kosovë nuk ka statistika të sakta për sëmundjet e shëndetit mendor. Përderisa disa organizata që merren me çështjen e të drejtave dhe rehabilitimit të personave me probleme në shëndetin mental, prezantojnë disa shifra në nivel të komunave.

Klubi “Dëshira”, është një qendër ditore që shërben për rehabilitimin e personave me probleme në sferën e shëndetit mendor.

Nusret Shillova, drejtor i kësaj qendre, tha për Radion Evropa e Lirë se punësimi i personave me dëmtime intelektuale mbetet sfidë, ndonëse janë bërë disa lëvizje pozitive.

Gjendja e personave me probleme mendore është me sfida të shumta ekonomike sociale, probleme për arsye ligjore e shumë të tjera. Gjendja e punësimit është shumë e vogël. Duke u nisur në bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara, ne sot do të promovojmë një manual për trajnime i cili do të shfrytëzohet nga institucionet, por edhe organizatat që merren me aftësi të kufizuar. Numri i saktë i personave me dëmtime intelektuale nuk dihet, por unë posedojë një të dhënë që në Komunën e Prishtinës janë 195 persona”, tha Shillova.

Vetëm katër persona me dëmtime intelektuale, llogaritet se janë të punësuar. Tre prej tyre në Postë Telekomin e Kosovës ( PTK) dhe një femër si rrobaqepëse.

Njëra nga të punësuarat është Lumnie Demolli. Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se ndjehet si e pavarur, duke treguar se si hap pas hapi është pavarësuar në jetë.

Kam filluar që nga vitit 2004 të punoj. Fillimisht në HENDIKOS, e më pas në PTK. Së fundmi kam filluar të merrem me dizajn. Do të qepi fustane. Jam shumë e lumtur. Paguhem për punën që e bëj. Por, e kam një dëshirë, që sa më shumë shokë e shoqe të mia nga ‘Klubi Dëshira’ të punësohen. Unë kam arritur shumë, pasi kam mësuar edhe shkrim e lexim e gjitha prej kur kam filluar të vizitoj ‘Klubin Dëshira’”, tha Demolli.

Armenda Berani nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, ka bërë të ditur se ndonëse punohet në aftësim dhe riaftësim të personave me nevoja të veçanta dhe ekziston ligji për mbështetjen ndaj tyre, punësimi mbetet sfidë.

Absolutisht nuk jemi të kënaqur me vlerat e punësimit, por kemi tentativë dhe është një proces në rritje i vetëdijesimit, si në sektorin publik po ashtu edhe në atë privat, për punësimin e kësaj kategorie të shoqërisë”, thotë Berani.

Sidoqoftë, ndonëse nuk ka statistika në numra, sipas të dhënave në Kosovë, sëmundjet me çrregullime mendore, llogaritur në përqindje, kanë arritur që të radhiten me 35 për qind të sëmundjeve të përgjithshme.

Rritja e numrit të personave me çrregullime mendore, ka rritur edhe numrin e vetëvrasjeve në Kosovë viteve të fundit, kanë pohuar autoritetet e rendit.

XS
SM
MD
LG