Ndërlidhjet

Katër viktima dhe mbi 40 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u konfirmuan të enjten edhe katër viktima nga koronavirusi.

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur edhe për 45 raste të reja të të infektuarve.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 3,380 mostrave.

Në 24 orët e fundit, thuhet në raport, u shëruan 298 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 2,928.

Fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë ka nisur në fund të marsit.

Deri të enjten janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina. Mbi 530,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Aktualisht, në Kosovë janë në fuqi masat që kërkojnë dëshmi të vaksinimit ose test negativ të koronavirusit për të hyrë në objekte të gastronomisë, por edhe në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.

XS
SM
MD
LG