Ndërlidhjet

Kosovë: Dy viktima dhe 770 raste të reja me COVID-19


Testimi për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 770 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 4,285 mostrave, që i bie se 17.93 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, edhe 1,589 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Ndërkaq, raste aktive me COVID-19 janë 16,028.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,319 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë, deri më tani me dy doza të vaksinave janë imunizuar 45.11 për qind e popullatës.

Ndryshe, më 11 shkurt, Kosova pranoi mbi 500,000 doza të vaksinës së Pfizerit. Ky kontingjent, donacion i Shteteve të Bashkuara, erdhi në Kosovë përmes mekanizmit COVAX të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, tha se vetëm përmes vaksinimit, shteti mund t'i kthehet plotësisht normalitetit.

XS
SM
MD
LG