Ndërlidhjet

Kosova regjistron edhe katër viktima me COVID-19


Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën më 10 tetor se ka regjistruar katër viktima me koronavirus, ndërkaq janë regjistruar edhe 12 raste të reja me këtë virus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 2,481 mostrave në laboratorët publikë dhe privatë. Sipas të dhënave, 0.48 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Në 24 orët paraprake, sipas MSH-së, janë shëruar 77 persona, ndërkaq raste aktive janë 1,157.

Në 24 orëshin paraprak janë administruar 14,901 doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Që prej fundit të marsit, në total, Kosova ka administruar 1.447,040 doza kundër koronavirusit. Prej këtij numri, 623,183 qytetarë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.

Në Kosovë për imunizim kundër sëmundjes COVID-19 përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe të Pfizer/BioNTech.

Qeveria e Kosovës mëton që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër koronavirusit 60 për qind të popullatës.

XS
SM
MD
LG