Ndërlidhjet

MSH: 23 viktima dhe 424 raste të reja me COVID-19


Mjekët duke u përkujdesur për një pacient me COVID-19 i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Mjekët duke u përkujdesur për një pacient me COVID-19 i shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 12 shtator se janë regjistruar 23 raste të vdekjes dhe 424 raste të reja me koronavirus.

Trembëdhjetë nga viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe dhjetë të gjinisë femërore. Viktimat u regjistruan: katër në Vushtrri, tri në Prizren, nga dy viktima u regjistruan në Prishtinë, Suharekë, Malishevë dhe Gjilan, ndërsa nga një viktimë u regjistrua në Shtime, Rahovec, Pejë, Istog, Viti, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gllogovc.

Sa i përket grupmoshave të viktimave, 11 i përkisnin grupmoshës 70-79 vjeç, gjashtë të asaj 80 e më të shumë, tri viktima ishin të grupmoshës 40-49 vjeç, dy të 50-59 vjeç dhe një viktimë i përkiste grupmoshës 60-69 vjeç.

Sipas njoftimit, në 24 orëshin paraprak janë analizuar 8,270 mostra, ku 5 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me COVID-19.

Po ashtu, 1,324 pacientë janë shëruar dhe numri i rasteve aktive me koronavirus është 17,625.

Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, Kosova ka regjistruar 237 raste të vdekjes nga sëmundja COVID-19

Sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve janë administruar 18,214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë 357,197 persona kanë marrë dy dozat e vaksinës, ndërkaq 676,755 persona janë imunizuar me një dozë.

XS
SM
MD
LG